Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova, anëtare me të drejta të plota e Akademisë Ndërkombëtare për Mjekësi Ligjore
English

Kosova, anëtare me të drejta të plota e Akademisë Ndërkombëtare për Mjekësi Ligjore

Hajdin Islami

Prishtinë, 4 Qershor NOA - Ministria e Drejtësisë së Kosovës lajmëroi sot mediat se Republika e Kosovës për të parën herë është paraqitur si anëtare me të drejta të plota e Akademisë Ndërkombëtare për Mjekësi Ligjore.

Kjo u bë e ditur zyrtarisht në Lisbonë të Portugalisë ku këto ditë u mbajt Kongresi i XXI-të i Akademisë Ndërkombëtare për Mjekësi Ligjore.

Tash e tutje edhe shteti më i ri në botë mund të konkurrojë për mbajtje të një kongresi të tillë me karakter botëror.

Në këtë Kongres morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga e gjithë bota, ndërsa nga Republika e Kosovës morën pjesë dr. Arsim Gerxhaliu, drejtor i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe dr. Naim Uka. Dr. Gerxhaliu me këtë rast paraqiti kërkesën për avancim të mjekësisë ligjore në Kosovë dhe theksoi se tani edhe Kosova mund të konkurroj për organizimin e një konference të tillë.

Udhëheqës i këtij Kongresi është prof. Nuno Duarte Viera, i cili njëherësh është edhe president i Mjekësisë Ligjore në botë.

Profesor Nuno Duarte Viera është mik i vendit tonë, i cili në vitin 2003 ishte i vetmi që morri përsipër trajnimin e mjekëve ligjor të Kosovës në ngritjen e standardeve evropiane të mjekësisë ligjore në Kosovë. h.s/NOA

KOMENTE