English

Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

Ditën e mërkurë, datë 10. 06. 2009, ora 10.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me këtë rend dite:

Raporti "Mbi gjendjen e sistemit bankar në tremujorin e parë të vitit 2009" dhe "Mbi vrojtimin e aktivitetit të sistemit bankar".Â

Projekti "Për miratimin e rregullores "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të  terrorizmit"".

Projekti "Për miratimin e rregullores "Mbi raportimet në Bankën e Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të Unifikuar (SRU)"".

Projektet "Për disa ndryshime në rregulloren "Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave"" dhe "Për një shtesë në rregulloren "Për administrimin e rrezikut të kredisë"".

Projekti "Për miratimin e rregullores "Mbi buxhetin e Bankës së Shqipërisë"".

Projekti "Për miratimin e rregullores "Mbi funksionimin e Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë".

Informacioni "Mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2009".Â

Informacioni "Mbi ecurinë e rezervës valutore dhe të portofolëve të investimeve për muajin prill të vitit 2009".Â

KOMENTE