Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, Mëhilli: Dënojmë dhunën e ushtruar nga Edi Rama
English

PD, Mëhilli: Dënojmë dhunën e ushtruar nga Edi Rama

Tiranë, 4 qershor NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot për heqjen e njoftimeve të kryetares së Kuvendit në Kombinat duke akuzuar Edi Ramën.

"Dënojmë dhunën e ushtruar nga Edi Rama i cili duke përdorur pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës, përmes policisë bashkiake dhe inspektoratit të ndërtimit, ka hequr në mënyrë vandale njoftimin që lajmëronte takimin e kryetares së Kuvendit, nënkryetare e Partisë Demokratike me nënat dhe zonjat në lagjen e Kombinatit" deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli.

"Me sa duket, i tronditur nga pjesëmarrja shumë e dobët e mitingut të tij të djeshëm në Kombinat, pavarësisht autobuzave të sjellë nga qendra, Kryetari i Bashkisë ka urdhëruar grisjen e njoftimeve të takimit të djeshëm të Kryetares së Kuvendit dhe nënkryetares së Partisë Demokratike.

I Kujtojmë Ramës që organi kompetent për vendimmarrjen në territor që jep lejet është KRRT e Tiranës dhe jo Kocot e Kryetarit që mbajnë peng trotuaret e Tiranës dhe ju vënë gjoba bizneseve për të reklamuar produktet e tyre.

I kujtojmë edhe një herë Rama se verdiktin që meriton do të ta japin qytetarët jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë më 28 Qershor." përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE