English

Përplasen dy makina, aksidentohen nënë e bijë

Tiranë, 4 qershor NOA - Përplasja e dy makinave, ka shkaktuar plagosjen e një nëne dhe vajzën të saj të cilët po tentonin të kalonin në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti ndodhi dje në kryqëzimin e rrufës "Perlat Rexhepi" me rrugën "Vaso Pasha" kur Klodian Haxhiu, duke drejtuar automjetin tip "Benz", me targa Tr.9136 R, është përplasur me automjetin foristrada tip "Land Rover", me targa YZM 7139, të drejtuar nga Roland Valea, për pasojë kanë mbetur të plagosura nënë e bijë. Â

Hetuesit e aksidenteve verifikuan se automjeti tip - Benz, dyshohet se ka kryer një lëvizje të çrregullt dhe ka aksidentuar këmbësoren A.Xh, 10-vjeç dhe nënën e saj Alma Xhafa, 45-vjeç, të cilat u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë, dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.

Burimet policore bënë të ditur se u arrestua Klodian Haxhiu, 33-vjeç, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë dhe Roland Valea, 33-vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, pasi akuzohen për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE