Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Leskaj në Elbasan: Ata bëjnë qeveri për familjen e tyre, ne mendojmë të qeverisim për shqipëtarët
English

PS, Leskaj në Elbasan: Ata bëjnë qeveri për familjen e tyre, ne mendojmë të qeverisim për shqipëtarët

Elbasan, 4 qershor NOA - Kandidatja për deputete në qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj ka zhvilluar sot një takim në Teatrin Skampa të Elbasanit me të rinj dhe të reja të këtij qyteti.

"Padyshim, që arsimi është pikënisja jonë e zhvillimit të shoqërisë, është kjo arsyeja që ne do ta rrisim arsimin, është kjo arsyeja që arsimi në programin tonë është prioritet. Ne do ti japim më shumë fonde këtij sektori, për të sjellë dinjitetin tek profesioni i mësuesit, për të sjellë dinjitetin e shkollave tona, për të bërë vërtet shkollat tona vende të dijes" u shpreh Leksaj.

Sipas saj, diferenca e PS-së është në vizion, është në koncept, dhe ndahet në mënyrat e të bërit të gjërave.

"Ata bëjnë qeveri për veten dhe për familjen e tyre, ne mendojmë të qeverisim për arsimim, për të rinjtë Â dhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Ne mendojmë për ju, ne kujdesemi për rininë, ne kujdesemi për gratë, ne do të kujdesemi për të moshuarit, ne do të kujdesemi për çdo fëmijë" shtoi më tej Leskaj.

k.k/NOA Â

KOMENTE