Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën sende hekuri tek ish-Uzina Mekanike, vendoset masa e sigurisë me arrest
English

Vodhën sende hekuri tek ish-Uzina Mekanike, vendoset masa e sigurisë me arrest

Korçë, 4 qershor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 17-vjeçarin Saimir Lloshi, lindur dhe banues në lagjen nr.6 të këtij qyteti, pasi ndaj tij ekzistonte një vendim për dhënie mase sigurie të arrestit me burg nga gjykata.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim më shumë se një herë", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Kjo pasi ky person, më datën 20.07.2008 në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në lagjen 17 të Korçës dhe konkretisht, tek ish-Uzina Mekanike, kanë vjedhur disa sende të ndryshme hakuri.

Bëhet e ditur ndër të tjera se 17-vjeçari figuron të jetë dënuar edhe njëherë tjetër për veprën penale të vjedhjes.

n.e/NOA

KOMENTE