Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Thaçi në Paris, me ftesë të Presidentit Sarkozi
English

Kryeministri Thaçi në Paris, me ftesë të Presidentit Sarkozi

Prishtinë, 5 qershor NOA - Me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Nikolas Sarkozi, Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, të hënën më 8 qershor, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë.

Bashkëpuëntori i agjencisë së lajmeve NOA informon nga Prishtina, se ftesa nga presidenti Sarkozi vjen në kuadër të takimeve të tij me kryeministrat e rajonit të Evropës Juglindore. Gjatë vizitës, kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë një drekë pune edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kushner. Kryeministri Thaçi në vizitën e tij zyrtare në Francë do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë. "Gjatë vizitës në Francë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë një fjalim në Qendrën për Studime dhe Hulumtime Ndërkombëtare (CERI), si dhe një konferencë shtypi në Qendrën për Media të Huaja", - njoftoi kabineti qeveritar.

Në të dyja këto raste, Kryeministri Thaçi do të prezantojë para ekspertëve për çështje ballkanike dhe gazetarëve të medieve të shumta botërore të arriturat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe efektive të institucioneve kosovare, respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, si dhe sukseset dhe sfidat në procesin e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike. Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Paris, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Temë kryesore e të gjitha takimeve të kryeministrit Hashim Thaçi me zyrtarët më të lartë në Paris do të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Francës, në këtë kuadër edhe konfirmimi i vazhdimit të mbështetjes së shtetit francez për zhvillimin e gjithanshëm të shtetit të ri të Kosovës. Â

e.l/NOA

KOMENTE