Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, Uidhers: Zgjedhjet për ne të mos shtyhen, por PD-PS të vendosin vetë
English

SHBA, Uidhers: Zgjedhjet për ne të mos shtyhen, por PD-PS të vendosin vetë

Tiranë, 5 qershor NOA Update I plotë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers, (Xhon Uidhers), doli sot në një konferencë të posaçme për shtyp për të shprehur qëndrimin e qeverisë dhe diplomacisë amerikane lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri, i pritshëm për më 28 qershor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Uidhers foli për argumentin e përfolur nga opozita (PS), për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Ambasadori tha se procesi zgjedhor kërkon përpjekje të mëdha nga të gjitha palët e përfshira në proces, por edhe nga drejtuesit politikë në vend.

Më tej, Uidhers tha se kemi ende përpara nesh mundësinë që gjërat të funksionojnë ashtu si janë planifikuar.

Kurse kujtoi faktin se "forcat e ndryshme politike realizuan atë plan që ne kemi sot përpara nesh".

Ndaj sugjeroi se "duhet të ndërmerret çdo përpjekje e mundshme që ky plan të funksionojë dhe të realizohet, sepse ishte një plan i arritur mes forcave politike:.

Dhe në përfundim të argumentit, tha se "nëse do të ketë alternativa të tjera, këto duhet të zgjidhen midis drejtuesve politikë të vendit, duhet të jetë vendim i tyre", - duke u përpjekur të sqarojë se "pra do ishte në dorën e tyre, jo tonën".

Duke përforcuar këtë qëndrim, Uidhers tha: "Nëse do të ketë ndryshim në atë plan për të cilin është rënë dakord, kjo nuk është diçka që i përket Qeverisë Amerikane apo Ambasadës Amerikane. Këto ndryshime duhet të realizohen me marrëveshje midis drejtuesve politikë shqiptarë".

Kartat

Duke konstatuar se jemi një javë larg nga koha e mbylljes se procesit të aplikimit për kartat që do të përdoren në ditën e zgjedhjeve, Uidhers kërkoi t'u drejtohet të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë votues, që "të shfrytëzojnë këtë mundësi të madhe për t'u regjistruar dhe për të votuar".

Uidhers theksoi faktin se ushtrimi i demokracisë është diçka në të cilën unë kam marrë pjesë në vendin tim por edhe që e kam dëshmuar në mbarë botën, duke përfshirë zgjedhjet e para demokratike të mbajtura në Rusi pas rënies së komunizmit, zgjedhjet e para demokratike në Nigeri, ndërsa vendi po përpiqej të linte pas diktaturën ushtarake dhe të futej drejt një periudhe demokratike ashtu si edhe në vende të ndryshme në Azi, Afrikë dhe Evropë.

Ambasadori tha se zgjedhjet janë një moment i veçantë si për vendin, ashtu edhe për individët.

"Në momentin kur plotëson fletën e votimit dhe më pas e hedh në kutinë e votimit, njeriu më i fuqishëm në vend dhe njeriu më i përulur në vend janë të barabartë", - theksoi ambasadori.

"Ata kanë të njëjtin ndikim dhe të njëjtin autoritet, - shtoi ai, - për t'i dhënë formë drejtimit të vendit dhe për t'i lëvizur gjërat drejt atij drejtimi që ata e mendojnë si më të mirin, për veten dhe vendin e tyre".

Uidhers pohoi se votimi nuk është thjesht një detyrë por një moment magjik", ndaj vijoi duke thënë se "unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të inkurajuar shqiptarët që të përfshihen dhe të angazhohen në këtë proces të jashtëzakonshëm".

Dy ditë më parë është publikuar një raport i një OJQ-je, financuar nga Ambasada Amerikane, në lidhje me ecurinë e proçesit të aplikimit për kartat e identitetit. Qeveria shqiptare, dje i hodhi poshtë gjetjet e këtij projekti, duke i konsideruar si të manipuluara nga opozita dhe e kundërshtoi raportin.

Lidhur me këtë fakt, ambasadori Uidhers tha: "Përsa i përket OJQ-së dhe raportit që ata kanë publikuar, më lejoni të jem abosulutisht i qartë. Si pjesë e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të promovuar pluralizmin në Shqipëri, shkëmbimin e informacionit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin demokratik, ne shpesh ofrojmë financime për aktivitete të ndryshme, që ndërmerren nga pjesëmarrës të ndryshëm në proces. Kjo bëhet thjesht për t'i dhënë mundësinë këtyre grupeve për të realizuar këto aktivitete.

Ne nuk kemi përgjegjësi, madje as lidhje të mëtejshme me rezultatet që këto grupe mund të arrijnë në punën e tyre. Ndaj pyetjet që mund të keni në lidhje me rezultatet e këtij grupi apo çdo lloj grupi tjetër të kësaj natyre, duhet t'ia drejtoni atyre".

Denoncimet

Uidhers foli dhe për shqetësimin e opozitës në lidhje me procesin e kartave të identitetit, duke qenë se kanë nisur edhe denoncimet në prokurori.

Ambasadori fillimisht ka trajtuar më gjerësisht disa elementë në lidhje me kartat e identitetit.

"Unë e shoh inkurajues faktin që 1,2 milionë shqiptarë kanë aplikuar për kartat e identitetit", - duke shtuar se "po përdor shifra të përafërta sepse këto shifra, me të drejtë, ndryshojnë pothuajse çdo ditë".

Kurse shtoi se "ne shpresojmë se ky numër do të rritet në ditët në vijim, madje do të rritet edhe me shpejtësi të madhe".

Duke parë përtej këtij zhvillimi pozitiv, ambasadori tha se "është e rëndësishme të trajtojmë edhe disa element të tjerë".

Këtu ai u ndal te numri i njerëzve që kanë marrë kartat e identifikimit i cili tha se është shumë herë më prapa në krahasim me ata që kanë aplikuar.

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit që kanë aplikuar dhe që ju është dhënë e drejta për të votuar duhet të sigurohen që t'i marrin këto karta, duhet të shkojnë dhe t'i tërheqin ato. Është shumë e rëndësishme që autoritetet qeveritare të bëjnë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar njerëzit që të marrin këto karta, qeveria duhet të sigurohet se njerëzit që u është dhënë e drejta për të marrë një kartë, ta kenë atë në duar.", - theksoi Uidhers.

Elementi i dytë, - vijoi ai, - ka lidhje me raportimet mbi funksionimin e qendrave administrative nëpër Shqipëri; ne jemi në kontakt me organizata ndërkombëtare, detyra dhe ekspertiza e të cilave është që të shqyrtojë dhe të vlerësojë funksionimin e këtyre qendrave.

Sakaq, Uidhers tregoi se zyrtarë nga ambasada jonë janë duke vizituar rajone e Shqipërisë dhe shtoi se "ne shpresojmë që në fund të këtij procesi njerëzit tanë të kenë mundësinë që të vizitojnë secilën nga 12 qarqet e vendit".

Diplomati amerikan pohoi se përshtypja jonë e përgjithshme është që gjërat po funksionojnë.

Kurse evidentoi se ka dhe disa probleme teknike në disa zona, sidomos në zonat rurale, të cilat duhen zgjidhur menjëherë.

"Në disa vende kemi mësuar se nuk ka staf të mjaftueshëm për numrin e njerëzve që duan të aplikojnë në një moment të caktuar; në disa vende ka problem me internetin dhe energjinë elektrike; në disa vende orari është i paqëndrueshëm dhe jo i rregullt, ndaj kur njerëzit shkojnë për të aplikuar nuk gjejnë njeri që t'ju shërbejë", - evidentoi Uidhers.

"Sidomos për njerëzit që jetojnë në qytete të vogla, është shumë e rëndësishme që këto problem të zgjidhen dhe atyre t'u jepet mundësia për të aplikuar për kartat e identitetit", - përforcoi Uidhers.

As kartë, as pasaportë(!)

Elementi i tretë është ai që ka ngjallur edhe më shumë debate politike, i cili ka të bëjë me njerëzit të cilët nuk kanë një kartë identiteti, por as pasaportë.

Ambasadori vërejti se këta janë njerëzit që janë më shumë në rrezik për t'iu mohuar mundësia për të votuar.

Sipas tij, ky është një shqetësim me rëndësi kritike sepse një nga kërkesat kryesore të standardeve ndërkombëtare që zgjedhjet të quhen të lira dhe të ndershme, është e drejta universale e qytetarëve për të votuar, pra kushdo që dëshiron të votojë duhet të ketë mundësinë për të votuar dhe asnjë pengesë nuk duhet të ndalojë këtë person nga kjo e drejtë.

"Problemi që unë shoh, - tha Uidhers, - është se është ende e paqartë se sa njerëz mund të futen në këtë kategori, bazuar në informacionin që na është dhënë", - duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të ketë qartësi në këtë situatë".

Ai sugjeroi se mund të fillohet duke ditur se sa është numri i qytetarëve për të cilët po flasim dhe si rrjedhim të inkurajohen njerëzit që të votojnë, të sigurohet se ata kanë mundësinë e votës, të sigurohet se ata mund të identifikohen nga qendrat administrative në mënyrë që këto çështje të zgjidhen dhe Shqipëria të ketë mundësinë të ofrojë standardin universal të së drejtës për të votuar, e cila është shumë e rëndësishme për këto zgjedhje.

e.l/NOA

KOMENTE