English

Aksident fatal, drejtuesi i Benzit godet motoçikletën, vdes i ati, rëndë i biri

Elbasan, 6 qershor, NOA - Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e qytetit të Elbasanit, tek karburant "RIRA".

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, drejtuesi i mjetit tip Benz, me targa 511 KS 092, Zaden Maloku, ka goditur për vdekje Musa Biçoku, 45 vjeç, i cili po udhëtonte mbi një motoçikletë me të birin e tij, 18-vjeçarin Ajdin Biçoku, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit nga goditja që pësoi.

Maloku, 51 vjeç, banues në Gjilan të Kosovës është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE