Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gordon Brown: Nuk e jap dorëheqjen, megjithë humbjen e laburistëve
English

Gordon Brown: Nuk e jap dorëheqjen, megjithë humbjen e laburistëve

Londër, 6 qershor, NOA - Vërtet që zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë ishin një humbje e dhimbshme për partinë laburiste, por kryeministri britanik, Gordon Brown, ka deklaruar se megjithëse pranonte përgjegjësinë për këtë gjë, nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen.

Sipas tij, qeveria ka tre detyra të rëndësishme përpara saj për të realizuar: pastrimin e politikës, përballimin e krizës ekonomike dhe reformimin e shërbimeve publike, për të cilat premtoi veprime të shpejta dhe vendimtare.

Largimet e fundit nga kabineti qeveritar të disa ministrave e kanë tronditur disi Brown, edhe për faktin se të larguarit i kanë bërë thirrje atij që të japë dorëheqjen, pasi kështu është më mirë.

Më i fundit që u largua nga kabineti, ishte James Purnell, i cili tha se partia nuk do të mund të fitonte zgjedhjet e përgjithshme nën drejtimin e zotit Brown dhe i bëri thirrje atij të japë dorëheqjen.

Ndërkohë që ka edhe disa ministra të tjerë të kabinetit të Brown, përfshirë edhe skertarin e jashtëm David Milliband, të cilët kanë shprehur mbështetjen për të.

Duke përfituar nga kjo situatë, partitë kryesore të opozitës kanë bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme.

n.e/NOA

Â

KOMENTE