English

Katerina Kresal: Nga 1 janari 2010, në BE pa viza, Ballkani që plotëson kushtet

Ljubjana, 6 qershor, NOA - Ministrja e Drejtësisë e Sllovenisë, Katerina Kresal deklaroi se krejt do të jetë reale që nga 1 janari i vitit 2010, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perendimor të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

"Sigurisht do të jetë reale që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në zonën shengen të udhëtojnë pa viza qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme", ka deklaruar ministrja sllovene.

Ajo duke u bazuar në vlerësimet e para të BE-së, ka nënvizuar se Maqedonia ka plotësuar të gjitha kushtet, Mali i Zi është në rrugë të mirë që të bëjë ate, ndërsa në rastin e Serbisë sipas saj, janë paraqitur probleme të caktuara teknike.

Burime jozyrtare në Bruksel kanë theksuar se autoritetet serbe kanë shpërndarë një numër të madh të pasaportave për serbët që jetojnë në Kosovë dhe Republika Serbe, por edhe mijëra shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë pajisur me pasaporta serbe.

NOA-INA

Â

KOMENTE