English

Ndoka në Mirditë: Statusi i minatorit, ligji i parë në Kuvend i PDK

Mirditë, 6 qershor NOA - PDK ka organizuar sot një miting në Mirditë ku ka marrë pjesë kreu i kësaj partie, Nard Ndoka i cili është shprehur prioritet ka ligjin për statusin e minatorit.

 "Nesër në qeverisje ne do të kërkojmë miratimin e statusit të minatorit dhe rishikimin e skemës së pensioneve për ish-minatorët, ringritjen e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të bakrit në Mirditë, si dhe futjen e kompanive serioze në industrinë e nxjerrëse të bakrit, gjë që do të sjellë dhe rritjen e numrit të të punësuarve. Hapjen e një uzine të re të prodhimit të bakrit, ose vënien në punë të asaj të Rubikut",- tha Ndoka.

Më tej gjatë fjalës së tij, kreu Demokristian theksoi se mirditorët janë të vetmit që shteti i ka lënë pa pronësi mbi tokën.

"Vota për Partinë Demokristiane do të thotë që ju të votoni për veten tuaj, do të thotë më shumë investime për këtë zonë, do të thotë më shumë të punësuar. Ju kërkoj votën këtu në Mirditë si njëri prej jush, që të gjithë së bashku të përpiqemi të ndryshojmë për mire realitetin e Mirditës, por edhe të krejt vendit dhe shoqërisë sonë",- deklaroi Ndoka.

k.k/NOA

KOMENTE