Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Dade në Gjirokastër: Shqiptarët meritojnë një qeveri që t'i ngrejë dinjitetin
English

PS, Dade në Gjirokastër: Shqiptarët meritojnë një qeveri që t'i ngrejë dinjitetin

Gjirokastër, 6 qershor NOA - Arta Dade, kandidatja për deputete në qarkun e Gjirokastrës, është takuar sot me banorët e lagjes Granicë, në këtë qytet, për të prezantuar pjesë të programit të ri.

Dade është ndalur te problematikat e arsimit, që në këto 4 vjet, sipas saj, kanë ardhur si rrjedhojë e politikave të dështuara të qeverisë së Sali Berishës.

Dade u ka kërkuar qytetarëve të Gjirokastrës, të votojnë Partinë Socialiste më 28 qershor. "Pas 4 vitesh të qeverisë së Sali Berishës shqiptarët janë shumë herë më të varfër, Â shumë herë më të pasigurt. Pa dyshim edhe Gjirokastra ndihet si e gjithë Shqipëria. Kjo është e pafalshme dhe e padrejtë. Shqiptarët meritojnë një qeveri që t'i ngrejë dinjitetin." tha Dade.

k.k/NOA

KOMENTE