Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama në Librazhd: Për mua politika nuk është luftë për pushtet personal, siç është për Berishën
English

PS, Rama në Librazhd: Për mua politika nuk është luftë për pushtet personal, siç është për Berishën

Librazhd, 6 qershor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Librazhdit ku u shpreh se të gjithë qytetet e Shqipërisë do të ecin me të njëjtin ritëm zhvillimi pas 28 qershorit.

Edi Rama tha se është në këtë garë nga atdhedashuria dhe jo nga etja për pushtet, siç është kundërshtari i tij politik Sali Berisha.

Rama premtoi ritme të reja të zhvillimit të biznesit të vogël në vend, duke premtuar se nuk do të ketë më absurditete si pagat e referencës. Inkurajim të biznesit të huaja për të investuar në këtë vend ka premtuar Rama duke shtuar se qeverisja e pas 28 qershorit nuk do jetë vetëm për një familje dhe oborrin rreth saj, por për të gjithë shqiptarët.

"4 vjet më parë Sali Berisha e kërkoi dhe e mori votën e shqiptarëve për shumë arsye, por njëra ndër këto arsye ishte se premtoi që shqiptarët do të lëviznin pa viza.

Sot 4 vjet më vonë, jo vetëm që Shqipëria është ende e mbyllur, jo vetëm që qindra mijëra shqiptarë nuk arrijnë të dalin dot prej saj dhe qindra mijëra familje janë ndarë më dysh, mes vajza e djemsh që nuk hyjnë e dalin dot nga Shqipëria, dhe familjarë që nuk shkojnë t'i takojnë dot djemtë e vajzat e tyre, por sot Shqipëria për shkak të Sali Berishës, mbeti jashtë paketës së fundit, ku u përfshi edhe Serbia" tha Rama.

"Për mua politika nuk është luftë për pushtet personal, siç është për Sali Berishën, dhe as mjet për të përfituar, duke thënë gjëra që nuk i bëj dhe duke bërë gjëra që nuk thuhen, siç bën Sali Berisha." shtoi më tej kreu i PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE