Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE, zgjedhjet për Parlamentin Evropian me pjesëmarrje të dobët
English

BE, zgjedhjet për Parlamentin Evropian me pjesëmarrje të dobët

Tiranë, 7 qershor NOA - Në 19 prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian, sot mbahet dita e fundit e zgjedhjeve, që filluan para katër ditësh. Hulumtimet e opinionit, që citohen nga RFE, kanë sugjeruar se në votime do të dalin më pak se gjysma e 375 milionë njerëzve, me të drejtë vote, në 27 vende. Ekspertët thonë se disa qytetarë të BE-së thjeshtë nuk e kuptojnë sistemin, në të cilin, parlamenti e ndanë pushtetin me Komisionin Evropian, si krah ekzekutiv dhe me Këshillin e BE-së, që përbëhet nga presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare.

Shifrat

Një abstenim rekord po profilizohet pasi ka arritur tashmë në 54,6 për qind gjatë votimit të mëparshëm.

Shkaku: Parlamenti Evropian shihet si shumë i largët nga zgjedhësit dhe mungesa e sfidave të qarta për këtë votim.

Në Itali, ku këto zgjedhje përbëjnë një test për kryeministrin Silvio Berluskoni i cili po përballet me skandale, pjesëmarrja ka regjistruar një rënie ditën e parë prej 17,8 për qind kundrejt 20,5 për qind në të njëjtin çast përpara pesë vjetëve.

Në Holandë, pjesëmarrja arriti në 36,5 për qind kundrejt 39,2 për qind në vitin 2004. Në Francë, sondazhet parashikojnë një përqindje abstenimi prej 56-62 për qind, kundrejt 57,2 për qind në vitin 2004.

Në Gjermani, vend që zgjedh numrin më të madh të eurodeputetëve, zgjedhësit mund të jenë pak më të mobilizuar për shkak të përkitjes në të njëjtën datë me zgjedhjet bashkiake.

Por, ata i kanë sytë nga zgjedhjet legjislative të fundit të shtatorit.

Kjo mungesë interesi përbën një favor për partitë antievropiane që fitojnë pikë nga vështirësitë e qeverive përballë krizës, frikës për imigracion dhe nga mungesa e interesit të shumë zgjedhësve për institucionet evropiane.

Në Holandë, drejtimi u përcaktua që të enjten me një hapje për partinë e ekstremit të djathtë islamofobe të deputetit Geert Wilders i cili mori 17 për qind të votave.

Në Austri, partia e ekstremit të djathtë FPO parashikohet nga sondazhet të marrë më tepër se 15 për qind kundrejt 6,31 në vitin 2004.

Dhe në Rumani, votimi mund të sjellë futjen në Parlamentin Evropian të partisë Rumania e Madhe (PRM, ekstrem i djathtë).

I njëjti skenar edhe në Hungari. Partia e ekstremit të djathtë Jobbik mund të pretendojë për një ose dy vende.

Britanikët

Në Britaninë e Madhe, ku kryeministri laburist, Gordon Brown ka pranuar tashmë disfatën e partisë Laburiste, Partia për pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuara (UKIP), që shprehet për tërheqjen nga BE-ja, mund ta kalojë shifrën e 20 për qindëshit dhe të marrë më tepër vota se sa partia e Laburistëve.

Pas një disfate poshtëruese në zgjedhjet lokale, Gordon Brown do të ndeshet me rritje tjetër të presionit të ushtruar ndaj tij për të dhënë dorëheqjen që arrin në një rebelim brenda partisë së tij.

Në përgjithësi në Evropë, sondazhet parashikojnë një fitore për partitë e djathta që drejtojnë rreth 20 qeveri në të 27 vendet e BE-së. Si pasojë, ekuilibri në Parlamentin Evropian pritet të qëndrojë i pandryshuar.

E majta socialdemokrate, e paaftë të përfitojë nga kriza, pritet të qëndrojë forca e dytë politike pas asaj të qendrës së djathtë, madje duke marrë më tepër se Liberalët.

Ndërkohë, pozitat e kryeministrit britanik, Gordon Brown, sipas AFP, pritet të tronditen edhe më shumë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve evropiane, duke shtuar më tej presionet ndaj tij pas dorëheqjes së gjashtë ministrave të rëndësishëm të kabinetit, ku madje njëri prej tyre i bëri thirrje të ndiqte shembullin e tyre. Partia Laburiste në pushtet mund të përfundojë e treta, madje edhe e katërta, në zgjedhjet evropiane, rezultatet e të cilave pritet të publikohen sonte në mbrëmje.

Disfata në zgjedhjet evropiane do të pasonte atë të zgjedhjeve lokale të së enjtes, ku Laburistët humbën kontrollin e të gjitha këshillave lokalë që mbanin më parë.

Zemërimi i votuesve britanikë, kryesisht për shkak të skandalit të shpenzimeve të tepërta të ligjvënësve në një kohë kur Britania e Madhe është zhytur në recesionin më të rëndë ekonomik pas dekadash të tëra, mund të jetë një mundësi për Partinë Kombëtare Britanike (BNP) të ekstremit të djathtë që për herë të parë të sigurojë një vend në Parlamentin Evropian, shprehen analistët politikë.

e.l/NOA

KOMENTE