Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gafa e kryeministri britanik Braun, thotë Obama Beach
English

Gafa e kryeministri britanik Braun, thotë "Obama Beach"

Coleville-Sur-Mer (Francë), 7 qershor NOA - Dhe gafat nuk kanë të sosur me krerët e shteteve evropiane, në kurriz të presidentit amerikan, barack Obama.

Gafa e radhës ka qenë ajo e djeshmja në Colleville-sur-Mer, në veriperëndim të Francës, ku kryeministri britanik Gordon Braun, përmendi fjalët "Obama Beach".

Në fakt, sikundër raportojnë mediat britanike që i bënë shumë jehonë gafës, sikundër edhe shtypi francez, kryeministri britanik bëri lapsusin për të cilin të gjithë dyshonin duke thënë "Obama Beach" në vend të "Omaha Beach", plazhi i famshëm i zbarkimit të aleatëve në Normandi.

"Dhe kaq pranë Obama Beach, bashkohemi me presidentin Obama për të nderuar në mënyrë të veçantë trimërinë e madhe të ushtarëve amerikanë që dhanë jetën në Omaha Beach", ishte deklarata-gafë që bëri Gordon Braun gjatë ceremonisë me rastin 65-vjetorit të Zbarkimit të aleatëve në Normandi, në varrezën amerikane të Colleville-sur-Mer. Kjo varrezë ngrihet mbi plazhin "Omaha Beach".

Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit të Francës dhe Amerikës, Nikolas Sarkozi dhe Barak Obama, në një kohë të vështirë për kryeministrin Gordon Braun, i cili po përballet në Britaninë e Madhe me një situatë politike jashtëzakonisht të vështirë.

I dobësuar nga skandali i shpenzimeve të tepërta të parlamentarëve, lidershipi i tij brenda Partisë Laburiste është vënë në dyshim dhe ai sapo ka bërë një ndryshim të kabinetit qeveritar.

Dhe për të mos sosur telashet, erdhi dhe gafa që bëri të krijohet ilaritet dhe gazetat britanike, ta fokusojnë edhe më shumë në faqet e tyre të para plot nota tallëse dhe kritike.

a.k/NOA

KOMENTE