Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Nuk kam kohë për shëtitje apo piknikë në park
English

Obama: Nuk kam kohë për shëtitje apo piknikë në park

Amerikë, 7 qershor NOA - I gjendur përballë kritikave për qëndrimin e tij të shkurtër në Evropë, presidenti amerikan Barack Obama, deklaroi se axhenda e tij ishte shumë e ngjeshur dhe nuk i lejonte "shëtitje apo piknikë në park".

Obama kaloi dje më pak se një ditë në Gjermani dhe u largua të dielën nga Parisi pas një ndalese të shkurtër në Francë, ku ai po shijon një pushim të shkurtër familjar së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat, pas përfundimit të takimeve dhe aktiviteteve publike brenda disa orësh. "Unë kam një axhendë shumë të ngarkuar", iu tha lideri amerikan gazetarëve në përgjigje të pyetjes së tyre lidhur me vizitën e tij shumë të shkurtër në Evropë. "Nuk do të dëshiroja asgjë më shumë se sa një javë pushimi në Paris, një shëtitje në Senë, një piknik në kopshtet e Luksemburgut, apo një darkë jashtë me bashkëshorten time", shtoi Obama. Por një pjesë e komentatorëve politikë kanë mbajtur një tjetër qëndrim për vizitën e shkurtër të Obamës në Evropë duke spekuluar se gjithçka mund të ishte një "sinjal i mungesës së interesit të presidentit amerikan për Evropën" dhe, privatisht, zyrtarët francezë kanë shprehur habi se si ai nuk ka kohë as edhe për një pritje zyrtare nga Sarkozy në Pallatin Elysee. "Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se miqtë e mirë nuk u japin shumë rëndësi dhe nuk shqetësohen për simbolet, ceremonitë dhe protokollet", u shpreh Obama duke hedhur poshtë spekulimet se ai "po shpërfill mikpritjen e Francës". "Një ditë unë do të njihem si ish-president dhe atëherë ju do të më gjeni, jam i sigurtë, duke u argëtuar në Francë", tha ai duke shtuar se prioriteti i tij kryesor në këtë moment është zgjidhja e problemeve financiare, me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. k.k/NOA

KOMENTE