Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Portugali, ose fataliteti i hidhur i minutës së fundit
English

Shqipëri-Portugali, ose fataliteti i hidhur i minutës së fundit

Tiranë, 7 qershor NOA/AS- Fataliteti historik i minutës së fundit ruajti traditën e saj të frikshme për të ndëshkuar Shqipërinë, në një nga ndeshjet e saj të mëdha kundër superfuqisë së 11-të të futbollit botëror, Portugalisë,

që falë golit të minutës së 94-të të mbrojtësit të Portos, Bruno Alvezh, i siguroi një fitore ekstremist të vuajtur 1-2 luzitanëve në një mbrëmje dinjitoze të Kombëtares shqiptare në "Qemal Stafa" në takimin e saj të tetë eliminator, por të parin nën drejtimin e trajnerit të ri Josip Kuzhe.

Atëherë kur 16 mijë të pranishëm në impiantin ndërkombëtar u përgatitën të festonin barazimin e dytë me Portugalinë e Kristiano Ronaldos (në një ditë të errët ashtu i Ibrahimoviçi i Suedisë në shtatorin e vitit të kaluar), kuqezinjtë u shndërruan në një viktimë të një gabimi të pafalshëm të Isli Hidit, që nga ana e tij humbi fatalist duelin ajror me Alvezhin. Gjithsesi, përtej retorikës së komentit, ajo që është më e rëndësishme është prezantimi i Shqipërisë në debutimit shembullor të strategut të ri të saj, kroatit Josip Kuzhe, rikthimit të fuqishëm të Erjon Bogdanit (goli i 10-të i tij), performancës së jashtëzakonshme të Lorik Canës në zemër të mbrojtjes, elegancës së kapitenit Ervin Skela, kujdesit të zgjuar të Kristi Vangjelit e Endri Vrapit e të gjithë trupës së hedhur në fushë nga inteligjent Kuzhe.

Një Shqipëri e re e fituar, e mundur në fushën e betejës me dinjitet dhe e dalë nga "Qemal Stafa", kokëlartë, ashtu siç ishte shprehur më parë, Lorik Cana, simboli i bashkimit futbollistik midis Shqipërisë e Kosovës.  NDESHJA  Topi i parë nga formacioni portugez. Mesfushori i Çelsit, Deko, goditi topin e parë në sfidën jetike për Portugalinë në "Qemal Stafa". Ndeshja e 64-për Dekon, ndërsa për kapitenin e Shqipërisë, në këtë takim, Ervin Skela, e 62-ta.

Në minutën e 27-të, Portugalia shënoi golin e parë. Hugo Almeda shmangu Ervin Skelën, lëshoi një top brenda zonës së vogël, Curri rrëshqiti, dhe aty Hugo Almeda i pa mbuluar nga Lorik Cana shënoi golin e parë për Portugalinë. Goli i 4-t me Kombëtaren i sulmuesit 25-vjeçar të Verder Bremenit, në ndeshjen e tij të 20-të më luzitanët.

Të 16 mijë shikuesit heshtën, por për t'u ringritur fuqishëm pas vetem 60 sekondash. Minuta e 28-të dhe Shqipëri-Portugali 1-1. Fantazisti i Shqipërisë, Ervin Skela ndërmori një veprim të bukur nga majta e sulmit tonë, harkoi në zonë drejt Erjon Bogdanit, dhe aty sulmuesi i Kievos kërceu fuqishëm me kokë, duke vendosur ekuilibrat 1-1 brenda 60 sekondash.

Goli i 10-të i Bogdanit, në ndeshjen e 50-të tij me përfaqësuesen. Bogdani u ngjit në kuotën e dy golave në këto eliminatore, pas golit të shënuar ndaj Maltës (3-0).

Nga ana tjetër, Erjoni barazoi Ervin Skelën e Sokol Kushtën përsa i përket numri të golave, nga 10-të. Shqipëria kontrolloi më mënyrë progresive lojën, duke qenë e pranishme në të gjithë sektorët e fushës, me mbulime të rrepta deri në mbërritjen e minutës fatale.

Atë 94', kur u vendos edhe fati i takimit. Isli Hidi doli në mënyrë të gabuar, duke humbur duelin ajror me mbrojtësin e Portos, Bruno Alvezh. 27-vjeçari i ardhur nga thellësia e mbrojtjes shënoi golin e dytë të Portugalisë, duke i dhuruar ekipin të tij tri pikë të arta dhe ëndrrën për të mbajtur gjallë shpresat për në finalet e Botërorit 2010.

Sërish ndëshkohemi nga fataliteti historik i minutës së fundit.

Kjo ishte humbja e katërt e Shqipërisë në tetë ndeshjet e kësaj fushate kualifikuese dhe e katërta me Portugalinë në pesë përballje me këtë të fundit.

Danimarka nga ana saj hodhi një hap të madh drejt finaleve, pasi mundi në transfertë Suedinë me rezultatin 1-0.

Danimarka u ngjit në kuotën e 16 pikëve, Hungaria në vend të dytë me 13 pikë, Portugalia e treta me 9 pikë, Suedia e Shqipëria nga 6 pikë dhe Malta e fundit, me 1 pikë.

Nga Albania-Sport Minutat 1'- Topi i parë nga formacioni portugez. Mesfushori i Çelsit, Deko, goditi topin e parë në sfidën jetike për Portugalinë në "Qemal Stafa". Ndeshja e 64-për Dekon, ndërsa për kapitenin e Shqipërisë, në këtë takim, Ervin Skela, e 62-ta. 4'- Mesfushori i fuqishëm i Krivbasit, Ervin Bulku, në një duel të fortë me Kristianon Ronaldon, kapitenin e Portugalisë, ylli i Mançesterit nervozohet dhe gjyqtari gjerman Mejer këshillon dy lojtarët. Sfida e nxehtë qysh në minutat e para. Kori i tifozëve shqiptarë: "Duam fitore, duam fitore...!". 8'- Ronaldo, fituesi në fuqi i "Topit të artë", në ndeshjene tij të 65-të ndërkombëtare kundër Shqipërisë, ndërmori një sllallom nga e djathta e sulmit të Portugalisë, duke fituar një goditje të lirë nga 20 metra. Gjuajtje e Ronaldos përfundoi jashtë kuadratit. 12'- Mesfushori Klodian Duro lëshoi një top në drejtim të mbrojtësit Elvin Beqiri, të rreshtuar në këtë takim në mesfushë nga trajneri Josip Kuzhe (risia e tij), por lojtari i Vllaznisë, pengohet, duke fituar një faull rreth 30 metra larg portës së mbrojtur Eduardo i Sportingut të Bragës. 20'- Debatik Curri u ndëshkua me një karton të verdhë, pasi mbrojtësi i Vorskla Poltavës ndërhyri rëndë në drejtim të Kristiano Ronaldos. Kartoni i parë i verdhë. 24'- Pas frenimi të Skelës, kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, goditi fuqishëm nga rreth 30 metra, portieri Eduardo priti në dy kohë. Ndeshja e 4-t ndërkombëtare për 26-vjeçarin e Sportingut të Bragës. 45'+2. Gjyqtari gjerman Mejer mbylli pjesën e parë. 1-1. Shqipëria me një paraqitje të mirë, teksa në fund të fraksionit të parë, Lorik Cana fitoi një duel "kokë më kokë" me Kristiano Ronaldon. 46'- Nis pjesa e dytë. Topi i parë luhet nga Shqipëria. Kamerat televizive fokusohen mbi disa pankarta tallëse për Kristiano Ronaldon. "Ronaldo, Miss Bota 2010". 53'- Ansi Agolli (Shqipëri) dhe Raul Meireles (Portugali) u ndëshkuan me kartonë të verdhë. 54' - Kristiano Ronaldo ekzekutoi një goditje të lirë nga rreth 30 metra. Gjuajtja e tij qendrore u grushtua fillimisht nga Hidi, e më pas portieri shqiptar, në ndeshjen e tij të 11-të me përfaqësuesen e priti në dy kohë. Dy gola të sigurt të shmangur nga tiranasi, i cili luan në Ukrainë me Krivbasin, ashtu si Bulku dhe Bylykbashi. 64'- Erjon Bogdani i lë vendin Hamdi Salihit. Sulmuesi i Kievos largohet nën duartrokitjet e fuqishme të 16 mijë tifozëve. Kori nga të gjitha tribunat: "Erjon Bogdani... Erjon Bogdani...!", "Duam fitore!". Bogdani, i cili festoi ndeshjen e tij të 50-të me gol, i 10-ti për të, i përshëndeti tifozët më duar nga bankina. 65'- Hamdi Salihi, 14 gola në kampionatin austriak, fitoi goditjen e parë nga këndi. Shqipëria vazhdoi presionin e saj, që nis që nga gjysmëfusha jonë. 68'- Klodian Duroi fitoi dhe ekzekutoi një goditje të lirë, harkimi i mesfushorit tonë (58 ndeshje) gjeti kokën e Salihit, por 25-vjeçari shkodran e goditi sferën në rënie e sipër mbi kuadrat. Një Shqipëri e bukur dhe padrone e fushës. 77'- Pepe vendosi bërrylat mbi Salihin, duke e rrëzuar keq Salihi. Një goditje e lirë nga 17 metra, në pozicion të prirët. Topi i goditur nga Skela u devijua nga muri portugez. 80'- Mbrojtësi i Realit të Madridit, 26-vjeçari Pepe (17 ndeshje) frenoi në mënyrë të parregullt Salihin (13 ndeshje). Karton i verdhë për portugezin. 87'- Klodian Duro i lë vendin Besart Berishës (ndeshja e 16-të e kosovarit). Një ndërrim taktik i Josip Kuzhes, i ndjekur nga sytë e Oto Bariçit. 90'- Pesë minuta shtesë nga gjyqtari i katërt Babak Rafati. 93' -Shqipëri-Portugali 1-2. Isli Hidi doli në mënyrë të gabuar, duke humbur duelin ajror me mbrojtësin e Portos, Bruno Alvezh. 27-vjeçari i ardhur nga thellësia e mbrojtjes shënoi golin e dytë të Portugalisë, duke i dhuruar ekipin të tij tri pikë të arta dhe ëndrrën për të mbajtur gjallë shpresat për në finalet e Botërorit 2010. Sërish ndëshkohemi nga fataliteti historik i minutës së fundit. Golat 27' - Shqipëri-Portugali 0-1. Hugo Almeda shmangu Ervin Skelën, lëshoi një top brenda zonës së vogël, Curri rrëshqiti, dhe aty Hugo Almeda i pa mbuluar nga Lorik Cana shënoi golin e parë për Portugalinë. Goli i 4-t me Kombëtaren i sulmuesit 25-vjeçar të Verder Bremenit, në ndeshjen e tij të 20-të më luzitanët. 28'- Shqipëri-Portugali 1-1. Fantazisti i Shqipërisë, Ervin Skela ndërmori një veprim të bukur nga majta e sulmit tonë, harkoi në zonë drejt Erjon Bogdanit, dhe aty sulmuesi i Kievos kërceu fuqishëm me kokë, duke vendosur ekuilibrat 1-1 brenda 60 sekondash. Goli i 10-të i Bogdanit, në ndeshjen e 50-të tij me përfaqësuesen. Bogdani u ngjit në kuotën e dy golave në këto eliminatore, pas golit të shënuar ndaj Maltës (3-0). Nga ana tjetër, Erjoni barazoi Ervin Skelën e Sokol Kushtën përsa i përket numri të golave, nga 10-të. 93' - Shqipëri-Portugali 1-2. Isli Hidi doli në mënyrë të gabuar, duke humbur duelin ajror me mbrojtësin e Portos, Bruno Alvezh. 27-vjeçari i ardhur nga thellësia e mbrojtjes shënoi golin e dytë të Portugalisë, duke i dhuruar ekipin të tij tri pikë të arta dhe ëndrrën për të mbajtur gjallë shpresat për në finalet e Botërorit 2010. Sërish ndëshkohemi nga fataliteti historik i minutës së fundit. Dyshimi 58' - Erjon Bogdani u fut në zonë nga e majta sulmit tonë, mbrojtësi i Çelsit, Rikardo Karvaljo, ndërhyri nga pas, duke rrëzuar sulmuesin shqiptar, por gjyqtari gjerman nuk akordoi penallti. Kapiteni Skela i ankohet në gjuhën gjermane Majerit. Pesë takimet me Portugalinë 06.06.2009, Tiranë (KB) Shqipëri-Portugali   1-2 Trajner: Josip Kuzhe 15.10.2008, Braga (KB) Portugali-Shqipëri   0-0 Trajner: Ari Han (holandez) 11.10.2003, Lisbonë (M) Portugali-Shqipëri   5-3 Trajner: H.P.Brigel (gjerman) 07.06.1997, Porto (KB) Portugali-Shqipëri   2-0 Trajner: Astrit Hafizi 09.10.1996, Tiranë (KB) Shqipëri-Portugali   0-3 Trajner: Neptun Bajko

KOMENTE