English

Sondazhi i financuar nga USAID: PD fiton zgjedhjet me 43%, PS merr 34%

Tiranë, 7 qershor NOA - Organizata amerikane USAID evidenton në një sondazh të financuar prej saj, se Partia Demokratike është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme të pritshme për t'u zhvilluar më 28 qershor të këtij viti.

Ndërkohë, partia më e madhe e opozitës, ajo Socialiste, rezulton në të dhënat përfundimtare të këtij sondazhi të Puls me mbështetjen e USAID, me 9 për qind më pak se PD, ku marzhi i gabimit është 3 për qind.

Sondazhi i realizuar nga 7 deri më 20 maj, i publikuar sot, ka evidentuar se Partia Demokratike ka marrë 43 për qind kurse Partia Socialiste 34 për qind.

Sipas rezultatit të sondazhit, 12 për qind e shqiptarëve të cilët dëshirojnë të votojnë nuk janë të sigurt për cilën parti do të votojnë, kurse refuzojnë t'i përgjigjen kësaj pyetje 5 për qind e të pyeturve.

Ndërsa 6 për qind e votuesve potencialë janë shprehur se do të votojnë për një nga partitë e tjera. Votat

Çështja e kartave të identitetit në sondazhin e Puls të financuar nga USAID, gjithashtu ka pasur një vend të rëndësishëm në pyetësor.

Rreth 33 për qind e shqiptarëve në nivel kombëtar, të cilët dëshirojnë të votojnë në datën 28 qershor, ende nuk kanë një dokument identifikimi të vlefshëm për votim.

Rreth 90 për qind e shqiptarëve në moshë për të votuar, raportojnë se do të votojnë më 28 qershor.

Sondazhi vlerëson se 8 për qind e shqiptarëve nuk duan të marrin pjesë në votime.

"Nga votuesit potencialë pa dokument identifikimi të përzgjedhur, 97 % e tyre tregojnë se janë duke pritur kartat e reja të identifikimit", - thuhet në të dhënat e sondazhit.

Sipas Puls, pjesa tjetër prej 3 për qind, janë duke pritur për forma të tjera identifikimi të vlefshme ose jo, ku përfshihen dhe certifikatat e lindjes.

Përmbajtja e anketës është përgjegjësi e vetme e organizatorëve të sondazhit, Puls dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it, Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasadës Britanike apo Qeverisë Britanike që e kanë financuar atë.

e.l/NOA

Më poshtë gjeni të dhënat e plota të sondazhit PULS të datës 20 maj

Anketimi tregon që shumica e shqiptarëve duan të votojnë, por shumë prej tyre nuk kanë kartë identiteti

Tiranë, 7 Qershor 09

Anketimi i kryer nga PULS i datës 20 Maj 2009 tregon se 33% e shqiptarëve në nivel kombëtar, të cilët dëshirojnë të votojnë në datën 28 qershor, pohojnë se ende nuk zotërojnë dokument identifikimi të vlefshëm për votim. Kufiri i gabimit +/- 3 %.

Nga votuesit potencialë pa dokument identifikimi të përzgjedhur , 97 % e tyre (kufiri i gabimit +/-6%),tregojnë se ata janë duke pritur kartat e reja të identifikimit. Pjesa tjetër prej 3 % janë duke pritur për forma të tjera identifikimi të vlefshme ose jo. Këto përfshijne pasaportat dhe certifikatat e lindjes.

Më 20 Maj shqiptarët në nivel kombëtar të cilët do të shkojnë të votojnë, 43% e tyre pohojnë se do të votojnë për PD dhe 34 % për PS. Kufiri i gabimit +/-3%.

Më 20 Maj, 90% ( Kufiri i gabimit +/-3%) e shqiptarëve në moshë për të votuar, raportojnë se do të votojnë më 28 qershor. Vetëm 8% e shqiptarëve tregojnë se mund të mos votojnë, kryesisht sepse "ata nuk u besojnë partive politike". Pjesa tjetër prej 2 % nuk e dine ose refuzojnë t'i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Sipas rezultatit të 20 Majit, 12% e shqiptarëve të cilët dëshirojnë të votojnë nuk janë të sigurt për cilën parti do të votojnë. Refuzojnë ti përgjigjen kësaj pyetje 5%. Ndërsa 6% e votuesve potencial do të votojnë për një nga partitë e tjera. Megjithatë asnjë nga partitë e tjera më të vogla nuk siguron numër të mjaftueshëm votuesish potencialë që do të mund të matej nga anketimi.

Në 20 Maj, 12% e shqiptarëve të cilët duan të votojnë tregojnë se do të votojnë për nje parti te ndryshme nga ajo për te cilën kanë votuar në vitin 2005. Ndërsa 13% tregojnë se nuk kanë votuar në vitin 2005. 8% refuzojnë te përgjigjen ose nuk dinë akoma përgjigjen.

42% (Kufiri i gabimit +/- 6%) e votuesve te mundshëm që ende nuk kane kartën e perzgjedhur te identifikimit më 20 Maj, theksojnë se do të votojnë për Partinë Demokratike. Ndërsa 32% e tyre tregojnë se do të votojnë për Partinë Socialiste. 13% e votuesve nuk e dine ende se si do votojnë. 13% e votuesve pohojnë se do të votojnë për një nga partitë e tjera ose refuzojnë të pergjigjen. Megjithatë as votuesit potencial te partive të tjera dhe as ata qe refuzojnë nuk përbejnë votues të mjaftueshëm potencial për t'u bërë të matshëm nga anketimi.

Rreth anketës puls - Anketa Puls (www.puls-al.com) është ndërmarrë nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL) të mbështetur teknikisht nga D3Systems me seli në Virginia, SHBA. Intervistat u kryen në praninë fizike të intervistuesit mbi një kampion kombëtar përfaqësues prej 997 shqiptarëve të moshës mbi 18 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë rastësore, midis datave 7 maj dhe 20 maj 2009. Kufiri i gabimit është +/- 3% ne nivelin e pritjes prej 95%.

Anketa PULS u bë e mundur me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasadës Britanike në Tiranë. Përmbajtja e anketës është përgjegjësi e vetme e QKZH-së dhe ISPL-së, të mbështetura teknikisht nga D3Systems, dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it, Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasadës Britanike apo Qeverisë Britanike.

FUND

KOMENTE