Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al Bano Karrizi në Tiranë, merr nga Topi Urdhrin Nënë Tereza
English

Al Bano Karrizi në Tiranë, merr nga Topi Urdhrin "Nënë Tereza"

Tiranë, 8 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, dekoroi sot, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, këngëtarin e mirënjohur italian, Al Bano Karrizi, me Urdhrin e lartë "Nënë Tereza".

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, lexoi dekretin përkatës.

Ai mbante motivacionin: "Personalitetit të shquar të muzikës italiane, që me artin dhe talentin e tij të rrallë evidentoi dhe përçoi tek publiku vlerat e mëdha të humanizmit, lirisë dhe të një shoqërie më të drejtë, mikut të çmuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dashuria për të cilët u bë pjesë e jetës së tij."

Nga ana e tij, këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrizi, mes emocionesh dhe duke falënderuar Presidentin Topi për këtë vlerësim të madh, u shpreh:

"Për mua është më e lehtë të këndoj se të flas, mbi të gjitha pasi dëgjova motivacionin e këtij takimi, motivacion emocionues dhe emocional. Për Shqipërinë kam dëgjuar qëkurse isha i vogël, e më pas kuptova se më parë vinte Shqipëria (‘Albania') e pastaj Al Bano", - u shpreh këngëtari.

Ai kujtoi faktin se ka dëgjuar gjithnjë valët muzikore ‘Shqipëria nëpër botë' duke kujtuar edhe se që fëmijë sintonizohej me radion, e cila kapte tinguj që vinin nga Shqipëria, këngë e pjesëza, në sajë të afërsisë mes dy vendeve tona.

Emocionues ka qenë edhe takimi i parë me Shqipërinë që shënon vitin 1985.

"Im atë, pasi pësoi infarkt, më kërkoi: ‘Përpara se të vdes, ti duhet të më çosh në Shqipëri'. Ishte im atë që më nxiti të vij këtu, që, si për të dhe për mua, ishte emocion tepër i madh. Vura re një reagim shumë të madh e të bukur nga ana e tij që, më tregonte se ku duhej ta çoja dhe që kudo, gjithçka ishte siç e kishte lënë ai".

Këngëtari tha se ai mund ta përkufizojë raportin me Shqipërinë thjesht të bazuar tek emocioni që ka qenë i përmasave të jashtëzakonshme, pikërisht më 19 shtator 1989, me koncertin e dhënë në stadiumin e Tiranës dhe në Pallatin e Kongreseve.

"Pra, kam qenë dëshmitar i një ndryshimi pozitiv e sot jemi këtu për të celebruar edhe atë moment", - u shpreh ylli i muzikës italiane në vite.

Në përfundim të fjalës së tij, këngëtari pranoi se dëshironte shumë që "Topi, në ‘Sanremo', nëse do të kishte qenë e mundur, do ta kisha ftuar të këndonte së bashku me mua dhe është e sigurt se do të kishim pasur një sukses të madh".

*** Më pas, Presidenti i Republikës zbuloi dhuratën simbolike të bustit të këngëtarit me famë botërore dhe shumë të dashur për shqiptarët, Al Bano, dhuratë për të cilën vetë artisti italian u shpreh i impresionuar për këtë nder të rrallë e kujtim të mrekullueshëm. Ky bust është vepër e skulptorit Skënder Tena.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm miq të z. Karrizi, përfaqësues të Shoqatës "Al Bano", artistë, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit. Në përfundim të ceremonisë zyrtare të dekorimit, Presidenti Topi zhvilloi një takim të shkurtër me z. Al Bano Karrizi, i cili është i pari këngëtar perëndimor që ka dhënë koncert në Shqipëri që në vitin 1989.

Gjatë takimit, kryetari i shtetit shqiptar vlerësoi lart kontributin e këngëtarit të mirënjohur italian dhe mikut i shqiptarëve në forcimin e lidhjeve kulturore dhe shpirtërore mes dy vendeve tona.

Al Bano Karrizi ka pohuar se vendi ynë, të cilin ai e ka vizituar disa herë, zë një vend shumë të veçantë në jetën dhe historinë e familjes së tij duke shprehur gjithnjë konsideratat më të larta për popullin shqiptar dhe Shqipërinë.

Gjatë këtij takimi, këngëtari italian i dhuroi Presidentit Topi një kopje të librit "Al Bano & Albania" me autografin e tij.

a.k/NOA

KOMENTE