Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet poseduesi i një automatiku me tre krehëra fishekësh, i fshihte në makinë
English

Kapet poseduesi i një automatiku me tre krehëra fishekësh, i fshihte në makinë

Shkodër, 8 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Elvis Cungelin, vjeç 23, lindur e banues në lagjen "Perlat Rexhepi", Shkodër, pasi pas një kontrolli rezultoi të fshihte armë dhe fishekë brenda një automjeti.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në postbllokun e ngritur nga policia, kur u bë ndalimi i automjetit tip Benz 200, me targë SH 5552 E, i cili kishte për drejtues M.SH., dhe udhëtonte me Elvis Cungelin, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e këtij automjeti u gjet një armë zjarri automatik, me tre krehëra, me nga 30 fishekë secili, si edhe një çantë për mbajtjen e krehërave të fishekëve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, rezultoi se arma e përshkruar më lart, i përkiste Elvis Cungelit.

n.e/NOA

KOMENTE