Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Zgjedhjet, në një moment delikat, aleanca jonë, vetëm me PS
English

LSI: Zgjedhjet, në një moment delikat, aleanca jonë, vetëm me PS

Tiranë, 8 qershor NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim, vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri ndodhen në një moment delikat, tani që na ndajnë më pak se 20 ditë nga mbajtja e tyre në 28 Qershor.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili, duke folur sot për mediat, kujtoi faktin se Kodi Zgjedhor dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktojnë qartë se procesi i numërimit të votave duhet të kryhet në vendet e numërimit të përcaktuara dhe ku instalohet sistemi i kamerave që evidenton çdo votë të numëruar.

"Kërkesat e ligjit, - citoi Vasili, - thonë qartë se kjo duhet të bëhej 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve".

Për LSI, është shumë preokupante gjendja e vendeve të numërimit, sepse procesi i instalimit të sistemit të kamerave është shumë i ngadaltë - jashtë të gjithë afateve ligjore, duke rrezikuar seriozisht standardin e zgjedhjeve dhe posaçërisht procesin shumë të rëndësishëm të numërimit transparent të votave.

"LSI kërkon prerë nga KQZ që ajo të marrë situatën në dorë, të aplikojë vendime e qëndrime emergjente për zgjidhjen e procesit të instalimit të kamerave, si dhe të informojë qartë partitë dhe publikun e gjerë mbi ecurinë e procesit, sepse kjo ka të bëjë me standardet e zgjedhjeve dhe vërtetësinë e tyre", - theksoi Vasili.

Gjithashtu, - vijoi ai, - LSI vlerëson shumë shqetësuese deklaratat e Ministrit të Brendshëm për rreth 500 000 karta identiteti të patërhequra ende.

"Ky fakt është shumë serioz dhe mbi të duhet të hetohet menjëherë nga drejtësia, por edhe nga partitë politike, sepse është paradoksale dhe e dyshimtë, që këta qindra mijëra qytetarë që kanë shpenzuar paratë dhe kohën e tyre, nuk e gjejnë të udhës të tërheqin karta e tyre", - ka vlerësuar Vasili.

Për LSI, situata bëhet edhe më serioze realisht, sepse duke i shtuar këtyre 500 mijë votuesve edhe mijëra qytetarë, të cilët për arsye të keqfunksionimit të sistemit të aplikimit nuk kanë aplikuar ende, do të thotë që më shumë se gjysma e qytetarëve votues të Shqipërisë do t'i mungojnë procesit të votimit duke kompromentuar shumë rëndë besueshmërinë e tij.

"Ne i kërkojmë misionit të posaçëm vëzhgues të OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 28 Qershorit, që të luajë rolin e tij lidhur me këto dy fakte të një rëndësie shumë të madhe për fatin e standardeve të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri", - ishte opsioni i prezantuar nga LSI.

Vasili, në daljen e tij publike nuk harroi as të thotë se, Lëvizja Socialiste për Integrim si në zgjedhjet e 28 Qershorit, ashtu dhe në zgjedhjet e vitit 2005, sikurse dhe në ditën kur u ndryshua Kushtetuta, ashtu si dhe në ditën kur ndodhi Gërdeci, ka një kundërshtar politik që quhet Sali Berisha.

"Ndërsa në mënyrë të natyrshme, si një forcë shumë përparimtare dhe progresiste e së majtës, LSI ka si aleat të saj të natyrshëm socialistët dhe progresistët", - ishte përpjekja e re e LSI, për një afrim me PS.

e.l/NOA

KOMENTE