Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK, fushatë elektorale në Korçë, Ndoka: Ne, ndryshimi real
English

PDK, fushatë elektorale në Korçë, Ndoka: Ne, ndryshimi real

Korçë, 8 qershor NOA - Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka hapur sot fushatën elektorale në qytetin e Korçës.

"Kryetarët e dy partive të vjetra, kanë vendosur ta kthejnë kuvendin e Shqipërisë nga një institucion debati në një garnizon ushtarak, ku të hyjnë ushtarët e tyre të cilët votojnë në rresht",- ka deklaruar nga Korça kryetari i PDK, Nard Ndoka.

Ndoka se bashku me krerët më të lartë të Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi, dhe Dashamir Shehu, kanë prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë të këtij qyteti.

Gjatë fjalës së tij, kreu Demokristian deklaroi se Shqipëria nuk po ndryshon, pasi ndryshimin e saj e pengojnë dy persona, liderë të partive të vjetra.

"Ne gjykojmë se do të ketë një bllokadë, dhe kjo bllokadë do të jetë e fortë, e qartë dhe do të vendoset nga votat e qytetarëve shqiptarë. Dy partitë e mëdha kanë vendosur që Kuvendin e Shqipërisë nga një institucion debati, ta kthejnë në një repart ushtarak, në një garnizon ushtarak, ku të hyjnë ushtarët e tyre, të hyjnë njerëzit që votojnë në rresht dhe i bëjnë elozhe kryetarëve të tyre. Kjo situate gjysmë diktatoriale duhet penguar. PDK dhe Poli i Lirisë do të jenë pengesa me e madhe e tyre në Kuvendin e nesërm" u shpreh Ndoka. Â

k.k/NOA

KOMENTE