Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret Ambasadoren e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Fiona McIlëham
English

Berisha pret Ambasadoren e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Fiona McIlëham

Tiranë, 9 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Tiranë, Fiona McIlëham, me rastin e fillimit të misionit të saj në vendin tonë.

Kryeministri shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve si dhe mirënjohjen për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja e siguroi kryeministrin Berisha se gjatë misionit të saj në Shqipëri, do të punonte për zgjerimin e forcimin e marrëdhënieve.

"Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, është një arritje e rëndësishme për vendin tuaj por dhe një garanci me e madhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona" u shpreh ambasadorja.

Me interesimin e Ambasadores, kryeministri foli për procesin e zgjedhjeve dhe theksoi vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për garantimin me 28 qershor, të zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

k.k/NOA

KOMENTE