English

Humbet kontrollin e mjetit, gjen vdekjen i moshuari

Gjirokastër, 9 qershor NOA - Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën ai po udhëtonte ka dalë nga rruga.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, pranë vendit të quajtur "Serrat e Mashkullores", në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, kur automjeti i cili drejtohej nga 74-vjeçari Thanas Caca ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë të hapur.

Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit 74-vjeçari Caca.

Ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë se automjeti tip Fiat Bravo, me targa greke YPE 5095, i cili drejtohej nga Thanas Caca, lindur në Konispol Sarandë dhe banues në Korçë, po udhëtonte në drejtim të Kakavijës ka dalë nga rruga.

Të njëjta burime thanë se automjeti po udhëtonte nga Korçë në drejtim të Athinës, dhe në makinë nuk ka pasur njeri tjetër veç të moshuarit i cili gjeti vdekjen.

k.k/NOA

KOMENTE