Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaka, zyrtarisht tani lojtar i ekipit Real Madrid , nënshkruan kontratën 6-vjeçare
English

Kaka, zyrtarisht tani lojtar i ekipit "Real Madrid", nënshkruan kontratën 6-vjeçare

Madrid, 9 qershor, NOA - Tashmë mund të thuhet me siguri të plotë që superylli brazilian i futbollit, Rikardo Kaka, është lojtar i ekipit "Real Madrid", pasi ai ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare me drejtuesit e tij.

Në fakt, sipas medieve spanjolle dhe italiane, kjo marrëveshje mes palëve ishte arritur më herët, por vetëm tani ka mbërritur konfirmimi zyrtar i transfertës.

"Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaka është lojtar i Real Madridit, pas arritjes së marrëveshjes me Milanin. Futbollisti brazilian i ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore. Kaka Ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme", shkruan në deklaratën e klubit madrilen. Ndërsa klubi i Milanit ka reaguar me një deklaratë pasuese, në të cilën shkruan: "Milani e falënderon Kakanë, si njeri dhe si një kampion të madh, për kontributin e tij vendimtar në shumë fitoret e arritura gjatë gjashtë viteve të fundit". Sipas të dhënave, Kaka u bë pjesë e ekipit të Milanit në vitin 2003, ndërsa gjatë viteve të qëndrimit të tij në San Siro ka luajtur rol vendimtar duke fituar Scudetton në vitin 2004. Në vitin 2007, ai kontribuoi që Milani të fitonte titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vetë ai fitoi "Topin e Artë" dhe u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

n.e/NOA

KOMENTE