Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koordinatori special i OSBE takon Nishanin për ankesat e PS
English

Koordinatori special i OSBE takon Nishanin për ankesat e PS

Tiranë, 9 qershor NOA - Ministri i Brendshëm Bujar Nishani priti sot në një takim Koordinatorin special të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit në Shqipëri Wolfgang Grossruck.

Ky i fundit, është interesuar në bisedën me Nishanin, mbi pretendimet e Partisë Socialiste për mungesë transparence dhe mungesë informacioni.

Ministri tha se informoi se Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion të Partisë Socialiste dhe komisionit parlamentar ad-hoc çdo informacion të kërkuar, duke përjashtuar vetëm rastet kur dhënia e këtij informacioni nuk ka qenë e lejuar për konfidencialitetin e të dhënave personale.

Nishani tha gjithashtu, se njohu Z. Grossruck me punën e kryer nga Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj për përgatitjen e një infrastrukture zgjedhore të atillë që të përmbushë standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Duke u ndalur në këtë aspekt Ministri i Brendshëm informoi në takim për krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik të Gjendjes Civile, regjistër i cili u krijua sipas modelit austriak, si një nga më të përparuarit në këtë fushë dhe nën asistencën e vazhdueshme të OSBE-së dhe Delegacionit të KE-së në Tiranë.

Nishani nënvizoi se nga ky regjistër ka buruar lista paraprake e zgjedhësve e publikuar brenda afateve të përcaktuara ligjore, katër muaj para datës së zgjedhjeve, duke i dhënë mundësinë kështu çdo zgjedhësi të verifikojë ku gjendet në listë, në cilën qendër do të votojë dhe cila është adresa e qendrës së votimit.

Më tej, Ministri informoi z. Grossruck për ecurinë e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike, një dokument identiteti të standardeve më të larta në hapësirën e Bashkimit Evropian.

"Ne kemi përmbushur përgjegjësitë tona për këtë proces, së pari duke ngritur kapacitetet e nevojshme teknike, ku aktualisht në terren kemi 500 stacione aplikimi, duke vendosur orare të zgjatura pune që tani shkojnë deri në 14 orë në ditë për 7 ditë të javës në shërbim të qytetarëve, së dyti duke informuar çdo qytetar mbi zhvillimin e këtij procesi jo vetëm nëpërmjet informacioneve e deklaratave zyrtare, por edhe nëpërmjet një fushate intensive publicitare. Deri tani kanë aplikuar rreth 1.3 milion shtetas dhe mbi 800 mijë prej tyre i kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, - u shpreh Ministri i Brendshëm.

e.l/NOA

Â

KOMENTE