Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Largohet shefi i ICITAP, Policia e Shtetit ceremoni në nder të tij
English

Largohet shefi i ICITAP, Policia e Shtetit ceremoni në nder të tij

Tiranë, 9 qershor NOA - Policia e shtetit zhvilloi sot në ambientet e Hotel Tirana Internacional ceremoninë e largimit të Darel Hart, shefi i programit ICITAP.

Në këtë ceremoni merrte pjesë Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi si dhe drejtues të lart të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi bashkëpunim në këto tre vite me misionin amerikan ICITAP.

"Gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë reforma, të cilat kanë konsistuar në transformimin e sistemit të trajnimit policor, hapja e kurseve të para të trajnimeve bazë, hartimi i Ligjit të Ri për Policinë e Shtetit, implementimi i sistemit të ecjes në karrierë në bazë të aftësive dhe meritave, futja gjerësisht e sistemit kompjuterik në Polici, hartimi i miratimit të gjithë kuadrit nënligjor të mbështetjes së legjislacionit të ri, etj."- tha Prençi.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi të rëndësishëm rolin e zotit Hart, si drejtues i këtij misioni, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe të përmirësimit të kapaciteteve institucionale dhe operacionale të policisë.

"Këto kontribute kanë përmirësuar ndjeshëm ndjekjen dhe hetimin me profesionalizëm dhe përgjegjësi të veprimtarisë kriminale, veçanërisht krimin e organizuar dhe terrorizmin, duke siguruar dhe përmirësuar rendin dhe sigurinë publike në vend, dhe duke kthyer gradualisht dhe forcuar besimin e komunitetit tek policia."- nënvizoi Prençi.

Nga ana tij, Ministri i Brendshëm, Nishani falënderoi për kontributin e gjithë bashkëpunëtorëve të programit ICITAP, dhe veçanërisht të Hart në drejtimin e këtij misioni.

"Dëshiroj që nëpërmjet vlerësimit dhe falënderimit për angazhimin e zotit Hart, kontributin e rëndësishëm në Polici të këtij misionit, falënderoj ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Departamentin e Drejtësisë të SHBA, Qeverinë Amerikanë, por edhe popullin amerikan, dhe veçanërisht z. Hart, i cili  ka sjellë kontribute konkrete reale dhe të çmuara për Policinë Shqiptare. Policia shqiptare ka përfituar nga ky bashkëpunim i Misionit, nivele të larta të legjislacionit, struktura funksionale dhe të afta në Policinë e Shtetit, procese rekrutimi, transparente ligjore dhe trajnime mbi kurikula të përparuara. Sisteme moderne elektronike të këmbimit të te dhënave, lidhur me kontrollin e kufirit . Misioni ICITAP është një punë konkrete, një investim konkret, një partnershqip konkret.

Çdo cent i shpenzuar nga paratë e qytetarëve amerikanë, për trajnimin e punonjësve të policisë, për forcimin dhe funksionalitetin e institucioneve të ligjit në Shqipëri, ka qenë efiçent dhe rezultativ,"- deklaroi Ministri.

k.k/NOAÂ Â Â

KOMENTE