Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti pret drejtues të Shoqatës Ambasadorët e Paqes
English

Presidenti pret drejtues të Shoqatës "Ambasadorët e Paqes"

Tiranë, 9 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave dhe zhvilloi një bisedë me drejtues dhe përfaqësues të Shoqatës "Ambasadorët e Paqes".

Këta të fundit paraqitën disa prej projekteve të veprimtarive dhe nismave si "Kambana e Paqes, "Ishulli i Paqes", "Shkolla vjen tek unë" si dhe krijimi i rrjetit ndërlidhës me misionarë të paqes në Kosovë.

Pasi është njohur me to, Topi vlerësoi rolin gati 12 vjeçar të kësaj shoqate për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve shqiptarë nga të gjitha krahinat e vendit, sidomos në zonat veriore, në aktivitetet social-kulturore, por dhe njohjen e tyre me aspektet më kryesore shoqërore dhe ekonomike në vend.

Kryetari i Shtetit vuri në dukje se ky është një mision fisnik i njerëzimit, i cili duhet të jetë një qëllim në vetvete edhe për shumë struktura të tjera shtetërore dhe të shoqërisë civile, duke ndihmuar kështu të gjithë së bashku në edukimin dhe formimin e plotë dhe me standarde të brezit të ri, që është mekanizmi më dinamik dhe më shpresëdhënës për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Në vijim, Presidenti bashkëbisedoi me të rinjtë e të rejat dhe drejtuesit e Shoqatës të pranishëm në këtë takim, duke iu përgjigjur interesimit të tyre për çështje të ditës siç janë problemet sociale në zonat rurale, arsimimi i fëmijëve dhe të rinjve, lufta kundër fenomenit të gjakmarrjes, punësimi, vlerat e vërteta njerëzore, pjesëmarrja dhe roli i brezit të ri në jetën shoqërore duke u përgatitur më së miri për të ardhmen, etj.

e.l/NOA

KOMENTE