Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha inauguron tre investime në Vlorë e Orikum
English

Berisha inauguron tre investime në Vlorë e Orikum

Vlorë, 10 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha, ka vizituar sot Vlorën dhe Orikum. Në kuadër të investimeve të kryera në këto zona, kreu i qeverisë ka inaguruar sot tre investime në rrethin e Vlorës, ku përfshihen investimi në rrugën transballkanike, unaza e Orikumit dhe rikonstruksioni e zgjerimi i shkollës 9 vjeçare "Balil Pelari" po në Orikum.

Kreu i qeverisë u ndal fillimisht në rrugën transballkanike, ku preu shiritin e investimit prej 7 milion euro.

Në fjalën e tij përpara, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e kësaj rruge për Vlorën.

"Vlora do të ketë parkun e saj industrial, kampusin universitar dhe në katër vitet që vijnë do të marrë zhvillim të fuqishëm. Porti i kotenierëve do të ndërtohet me siguri, me koncesion, dhe në të do të punësohen 40-50 mijë punonjës dhe specialistë" tha Berisha.

Më tej kreu i qeverisë u ndal në Orikum, ku pas prerjes së shiritit në unazën e re të, ai u shpreh se "Orikumi është një bizhu e vërtet në brigjet e Shqipërisë, që po kthehet në identitet dhe që po transformohet në qendër të fuqishme evropiane për turizmin".

Më tej kryeministri mori pjesë në inagurimin e shkollën 9-vjeçare të Orikumit, ku ju drejtua nxënësve të kësaj shkolle, teksa po ndodheshin në internet në sallën e informatikës.

"Unë jam një njeri që i qëndroj premtimeve dhe i bëj realitet ato. Në projektin e internetin në katër vitet e ardhshëm, interneti jo vetëm që do të jetë në të gjitha shkollat e vendit, por edhe në shtëpitë tuaja. Nuk ka asgjë më të pamasë dhe të pafund se interneti" - u shpreh ai përpara nxënësve të shkollës "Balil Pilari" në Orikum.

Ndërkohë duke ju referuar problemit të tokave në Orikum, dhe kërkesave të vazhdueshme nga banorë të zonës, që kanë përfituar me 7501, kreu i qeverisë tha: "Brenda javës së parë të konstituimit të parlamentit të ardhshëm, ne do të miratojmë këtë ligj në parlament. Unë e mbaj fjalën dhe do ta bëjë këtë, por duhet të dinë që në vitin 2006 unë e bëra dekretin por jo për fajin tim ai nuk kaloi dhe ende s'ka kaluar në parlament."

k.k/NOA

KOMENTE