Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fiat nuk bleu dot Opelin, por do të shpëtojë nga falimentimi Chryslerin
English

Fiat nuk bleu dot Opelin, por do të shpëtojë nga falimentimi Chryslerin

Uashington, 10 qershor, NOA - Nuk arriti të blejë dot Opelin gjerman, por duket se Fiati italian ka për të blerë kompaninë amerikane të deklaruar si të falimentuar, Chrysler.

Kjo pas një vendimi të dhënë nga Gjykata Supreme amerikane, e cila ia hapur rrugën ligjërisht shitjes së kompanisë së falimentuar të prodhimit të makinave Chrysler, tek grupi italian Fiat.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e mirëpriti vendimin, duke thënë se marrëveshja do të bënte të mundur që Chrysler të rishfaqej si një prodhues makinash konkurues dhe e fortë.

Por e ardhmja e kompanisë Chrysler dhe e mijëra vendeve të punës varej nga vendimi i Gjykatës Supreme dhe tani që ai u mor, akti mund të kryhet, duke shpresuar në një rimëkëmbje të kompanisë, megjithëse një grup pensionesh nga shteti i Indianës dhe grupe të konsumatorëve që kishin aksione në firmën e vjetër e kundërshtuan marrëveshjen.

Në fund gjykata e vlerësoi se nuk kishte asnjë arsye përse të bllokohej shitja e Chrysler tek Fiat që tani duket gati për t'u kryer.

n.e/NOA

KOMENTE