English

Gruaja nga Uzbekistani pret damarët për t'u vetëvrarë në Kosovë

Ferizaj, 10 qershor NOA - Fund jetës ka dashur t'i japë një grua e re nga Uzbekistani duke prerë damarët, në rrethana ende të paqarta.

Viktima A.D, 34 vjeçe, e martuar me një shtetas kosovar nga Ferizaj. Aktin vetëvrasës, ajo e ka kryer mbrëmë rreth orës 22 e 10 minuta, në rrugën "Bajram e Gursel Sylejmani", në Ferizaj.

Policia tha se për këtë rast është njoftuar nga reparti i emergjencës të spitalit të qytetit, ku 34-vjeçarja është dërguar për të marrë ndihmën e parë.

Sipas hetimeve të para të policisë, viktima A.D. 34 vjeçare, me përkatësi kombëtare uzbekistaneze ka prerë venat dhe pas ndihmës së parë që ka marrë në spitalin e Ferizajt, është dërguar në QKUK të Prishtinës për shkak të gjendjes së rëndë.

Policia thotë se sipas mjekut kujdestar në QKUK, uzbekistanezja është jashtë rrezikut për jetë, madje ajo pritet të lëshohet nga spitali dhe të kthehet në shtëpinë e saj në Ferizaj.

Ende nuk bëhen të ditura motivet e këtij akti të uzbekistanezes. Mësohet se ajo ishte martuar me një ferizajas në Gjermani, me të cilin edhe kishte kurorë.

a.b/NOA

KOMENTE