Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidentet ndaj aktivistëve të G99, Veliaj: Kryeministri dhe njerëzit e tij kanë frikë nga të rinjtë
English

Incidentet ndaj aktivistëve të G99, Veliaj: Kryeministri dhe njerëzit e tij kanë frikë nga të rinjtë

Tiranë, 10 qershor NOA - G99 ka reaguar sot menjëherë pasi disa aktivistë të kësaj lëvizjeje u dhunuan teksa po vendosnin një tendë në Njësinë Bashkiake numër 3 të Tiranës.

"Teksa aktivistët e G99 po shpërndanin informacion rreth punës dhe aktivitetit të tyre, një prej personave është afruar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një prej këtyre aktivistëve të G99, i cili, megjithatë, mundi të ruajë qetësinë dhe njoftoi menjëherë organet e policisë. G99 paraqiti sot në Komisariatin nr. 4 në Tiranë një padi dhe janë organet e këtij komisariati ato që do të zbardhin gjithë ngjarjen, ndërkohë që gjatë kohës së menaxhimit të situatës ky komisariat tregoi një profesionalizëm të lartë" bëri të ditur zyra e shtypit e kësaj lëvizjeje. Ndërkohë që për këtë incident ka reaguar kreu i G99 Erion Veliaj i cili në një konferencë për shtyp u ka dhënë kurajë aktivistëve të G99.

"Qartazi koalicioni i kryeministrave dhe i ish-kryeministrave kërkon të na intimidojë, por dua t'ju them atyre se nuk ia kanë arritur dot këtij qëllimi, pasi sot ne besojmë më shumë se kurrë se me kurajë do t'ia dalim" tha Veliaj. "Unë e kuptoj që Sali Berishën e ka kapur një panik i madh por dua t'i kujtoj atij që është pikërisht kjo e drejta e fjalës së lirë për të cilën ne luftuam në 91-shin, është kjo e njëjta e drejtë e fjalës së lirë për të cilën luftojmë edhe sot. Është e drejta jonë të mos e pëlqejmë këtë kryeministër e mos ta duam qeverinë e Gërdecit, por ky lloj presioni dhe kjo lloj dhune nuk mund të na mohojnë të drejtën e fjalës e të shprehjes së lirë" shtoi më tej kreu i G99. k.k/NOA

KOMENTE