English

Policia e Kosovës merr pjesë në një simpozium ndërkombëtar

Prishtinë, 10 qershor NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti me bashkëpunëtorë ka udhëtuar për në Ohër për të marrë pjesë në një simpozium ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për forumin e 16-të me radhë me temën "Annual Meeting of the International Police Executive Symposium", njoftoi sot, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Në këtë Simpozium, do të marrin pjesë edhe shefat e policisë së vendeve të rajonit, pastaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës, Australisë etj. Policia e Kosovës pohoi se do të bëjë prezantimin me temën: "Policia në komunitet në vende të zhvilluara demokratike; modeli kosovar".

e.l/NOAÂ

KOMENTE