Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu në Kavajë: PLL kundër bashkëjetesës në çift dhe abortit
English

Spahiu në Kavajë: PLL kundër bashkëjetesës në çift dhe abortit

Tiranë, 10 qershor NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" zhvilloi sot në qytetin e Kavajës një takim elektoral ku poeti Agim Doçi kandidat i PLL dhe moderator i takimeve të saj me elektoratin prezantoi kandidatët e listës shumë-emërore të PLL-së.

Në fjalën e tij kryetari i PLL, Ekrem Spahiu theksoi shpirtin nacionalist dhe demokrat të qytetarëve të Kavajës që është dëshmuar edhe me votën e tyre qysh nga zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe ne vazhdimësi.

Spahiu shprehu kënaqësinë e tij dhe të PLL për fitoren e thellë të nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve ne zgjedhjet për parlamentin evropian dhe shtoi se kësaj fitoreje të së djathtës evropiane do t'i bashkëngjitet edhe fitorja e koalicionit Aleanca e Ndryshimit duke e shndërruar këtë verë në stinë të fitores.

Spahiu i kujtoi të pranishmëve harresën e qeverive socialiste për qytetin e tyre dhe solli Nga programi i PLL, Spahiu veçoi preokupimin e kësaj partie për një familje të shëndetshme e cila ka për mision të shtojë dhe edukojë me vlerat më të mira racën shqiptare.

PLL është kundër bashkëjetesës e thënë ndryshme marrëdhënies bashkëshortore pa kurorë, është kundër abortit dhe kërkon që shteti të marrë nën kujdestari fëmijët e braktisur e të keqtrajtuar dhe të kujdeset për rritjen dhe edukimin e tyre në institucione të specializuara.

k.k/NOA

KOMENTE