Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Var veten me litar për të shpëtuar nga dhimbjet e forta të stomakut
English

Var veten me litar për të shpëtuar nga dhimbjet e forta të stomakut

Shkodër, 10 qershor NOA - Dhimbjeve të forta të stomakut, një 60-vjeçar ka vendosur tu japë fund duke varur veten.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen "Ahmet Haxhia" të qytetit të Shkodrës, kur Isuf Mehmetaj 60-vjeç ka varur veten në një pemë frutore në oborrin e banesës së tij.

Familjarët kanë gjetur trupin e tij të varur në litar dhe janë përpjekur ti japin ndihmën e parë por ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që për ngjarjen u lajmërua policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vetëflijimit.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se u morën në pyetje familjarët e të ndjerit të cilët deklaruan se prej disa kohësh ai vuante nga dhimbje të forta të stomakut.

Kjo sëmundje dyshohet se ka çuar në një gjendje të padurueshme 60-vjeçarin, i cili duket se ka humbur shpresat të doktorët apo te shërimi i stomakut ndaj dhe ka gjetur si zgjidhje vetëflijimin.

Megjithatë policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkakun e vërtetë të këtij vetëflijimi.

k.k/NOA

KOMENTE