Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në grup e Indrit Bajrit, kapet i shumëkërkuari Hajdari
English

Vrasja në grup e Indrit Bajrit, kapet i shumëkërkuari Hajdari

Shkodër, 11 qershor NOA - Një person i shpallur në kërkim, si i vetmi ndër tre autorët e identifikuar të vrasjes së një banori shkodran, është prangosur nga policia, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ilmir Hajdari, 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Ndoc Mazi", të qytetit Shkodër, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, për të ekzekutuar një vendim të datës 4 maj 2005, lëshuar nga Prokuroria Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kapja e Ilmir Hajdarit, u bë e mundur si rezultat i një bashkëpunimi mes Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Rinas.

Hajdari ka qenë person i shpallur në kërkim për arsye se, Gjykata e Lartë në Tiranë, me vendim të datës 4 qershor 2008, ka vendosur prishjen e vendimit datë 20 shkurt 2006 dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Shkodër datë 4 maj 2005.

Kështu është lënë në fuqi vendimi për dënimin e Hajdarit me 16 vjet burgim për veprën penale të "Vrasjes me dashje" e kryer në bashkëpunim, dhe "mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Ilmir Hajdari, në bashkëpunim me Xhabir Shega dhe Kujtim Barbullushi, të dy këta të arrestuar më 4 maj 2005, më 21 tetor 2001, rreth orës 19.00, në lagjen "Partizani", Shkodër, kanë vrarë me armë zjarri Indrit Bajrin.

r.d/NOA

KOMENTE