Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bastiset shtëpia e një të moshuari, hajdutët vjedhin 12 milionë lekë dhe një çifte
English

Bastiset shtëpia e një të moshuari, hajdutët vjedhin 12 milionë lekë dhe një çifte

Shkodër, 11 qershor NOA - Persona ende të panjohur kanë vjedhur në orët e para të ditës së sotme banesën e një të moshuari, prej nga ka marrë një sasi të madhe parash dhe një pushkë.

Vjedhja ndodhi në fshatin Samrish i Vjetër të Komunës Dajç i Bregut të Bunës, në Shkodër, kur persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e 75-vjeçarit N. SH.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilat konstatuan se persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesë, nëpërmjet dritares së dhomës, e cila ka qenë e hapur, duke vjedhur në dhomën e gjumit një komodinë të vogël, ku brenda ka pasur një sasi prej 1. 200. 000 lekë të reja, si dhe është vjedhur një arme gjahu çifte, të cilën shtetasi N. SH., e mbante me leje.

Burime nga policia thanë se po punohet për dokumentimin me prova ligjore të autorëve të kësaj ngjarje dhe kapjen e tyre.

k.k/NOA

KOMENTE