English

Berisha: Pronarët do të shpërblehen me vlerën e tregut për pronat

Tiranë, 11 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se megjithë vështirësitë që mbart procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, qeveria shqiptare nuk do të përdorë vlerë tjetër, përveç asaj të tregut, për kompensimin monetar apo fizik të tyre.

"Edhe njëherë dua tu rikthehem pronës dhe pronarëve. Duke njohur vështirësitë shumë serioze të këtij procesi një gjë duhet ti garantoj pronarëve të këtij vendi se unë personalisht dhe qeveria ime, aktualja dhe ajo që do të vijë me votën e lirë të shqiptarëve nuk do të përdorë ndonjëherë vlerë tjetër përveç vlerës së tregut për kompensimin monetar apo fizik të tyre" u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kryeministri garantoi se në këtë mënyrë do tu jepet fund të gjitha abuzimeve që janë bërë në emër të pushtetit, në këtë drejtim.

"Në këtë kontekst çdo lloj shpifje apo trillimi që përhapin ata që ja u kanë marrë edhe centimetrin e fundit të tokës vëllezërve të vet duke shfrytëzuar pushtetin janë të tëra të pavërteta. Unë do të qëndroj deri në fund për vlerën e tregut. Çdo gjë do të shpërblehet me vlerën e tregut" tha më tej kryeministri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE