Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bregu i Veriut : Mitrovica ballafaqohet me papunësi të madhe
English

"Bregu i Veriut": Mitrovica ballafaqohet me papunësi të madhe

Mitrovicë, 11 qershor, NOA - Organizata Joqëveritare "Bregu i Veriut" kërkon nga administratori i përgjithshëm i UNMIK-ut për Kosovën - Lamberto Zanier që të ndajë për qytetarët shqiptar gjysmën e kioskave që po ndërtohen në pjesën veriore të Mitrovicës.

"I drejtohem Titullarëve me na i dhanë 50 për qind të kioskave që po ndërtohen në pjesën veriore të Mitrovicës, afër urës kryesore të qytetit mbi Lumin Ibër, për qytetarët shqiptarë e sidomos atyre që jetojnë ose kanë jetuar në pjesën veriore të qytetit", thuhet në kërkesën e kësaj organizate. Sipas tyre kjo do të ndikonte në uljen e papunësisë në rajonin e kësaj pjese të Kosovës.

"Papunësia e madhe e të rinjve të qytetit tonë, e sidomos e atyre të pjesës Veriore është e njohur në krejt opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar si papunësi ekzemplare për të keq. Numri i atyre që kërkojnë punë është shumë i madh dhe ky numër rritet për çdo ditë. Tash për tash nuk ka vende pune në kuptimin e hapjes së reparteve prodhuese, sikurse ka ndodhë në të kaluarën. Qyteti industrial me 100 mijë banorë praktikisht ka mbetur pa kurrfarë mundësie të punësimit. E vetmja punë që ofrohet asht tregtia e vogël ekstensive, por që në njëfarë mënyre e zvogëlon kërkesën për punë dhe njëkohësisht jep shenja të perspektivës së mirë për të rinjtë e Qytetit", theksohet në kërkesën e OJQ-së, "Bregu i Veriut". Nga kjo organizatë besojnë se krerët e UNMIK-ut kësaj radhe ndaj shqiptarëve do të tregojnë mirëkuptim dhe se ndarja e kioskave do të bëhet në mënyrë të drejtë në mes të dy etnive kryesore të qytetit me 50 për qind për secilën etni.

"Ndarja e këtillë e drejtë do ta mundësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve pa dallim etnie si dhe integrimin ma të shpejtë të minoriteve të Qytetit në shoqërinë kosovare.Konsiderojmë se veprimi i kundërt prej kësaj kërkese do të jetë qëllimkeq dhe i drejtuar kundër komunitetit shqiptar dhe se do t'i prolongojë proceset pozitive integruese në Qytet", thuhet në fund të kërkesës.

NOA-INA

KOMENTE