English

Qëllohet me armë Muzeu i Holokaustit në SHBA, mbeten dy persona të plagosur

Uashington, 11 qershor, NOA - Të paktën 2 persona janë qëlluar me armë zjarri në Â mjediset e Muzeut të Holokaustit në kryeqytetin amerikan.

Autoritetet zyrtare në Uashington ka pohuar se ishte një person i armatosur me pushkë ose revolver, i cili hyri në muzeum dhe hapi zjarr kundër një roje të armatosur.

Roja dhe një tjetër zyrtar i sigurisë, iu përgjigjën zjarrit dhe pas konfliktit të armatosur, Â roja dhe personi i armatosur mbetën të plagosur, duke u dërguar në spitalin e Universitetit Xhorxh Uashington.

Policia tha se sulmi mund të jetë kryer nga një person që njihej për bindjet e tij anti-hebreje.

n.e/NOA

KOMENTE