English

Argjentina humbet në Ekuador, Maradona: Do të "hakmerremi" ndaj Brazilit

Tiranë, 12 qershor NOA - Trajneri i Argjentinës, Diego Armando Maradona, pas humbjes me Ekuadorin theksoi se është krenar për ekipin e tij.

"Si ta shpjegoj? Taktikisht dhe psikologjikisht e kishim ndeshjen në dorë. Por futbolli i tillë është, kur dështon disa herë për të marrë frytet e lojës, në fund mund të detyrohesh që të nxjerrësh topin nga rrjeta e portës tënde," - tha Maradona, pas humbjes 2-0 në Kuito të Ekuadorit.

"Ne e studiuam Ekuadorin për shumë kohë dhe e dinim se ata do të tregoheshin të rrezikshëm. Ia vështirësuam shumë pozitat e kundërshtarit për shumë kohë, por humbëm shanset tona dhe ata na ndëshkuan", - theksoi Maradona, pas humbjes së Argjentinës, në fushën e vështirë të Ekuadorit.

Maradona shpjegoi se është i lumtur dhe i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por gjithsesi pas humbjes thotë se vëmendja duhet të përqendrohet, në sfidat e ardhshme.

Në shtator, Argjentina do të luajë përballë Brazilit.

Ai theksoi: - "Ne po shohim para, për të fituar me Brazilin, sepse ky është objektivi ynë madhor. Nëse do të kishim shënuar gjatë pjesës së parë ndaj Ekudadorit, ndeshja do të ishte mbyllur, më fitoren tonë. Ata e fituan ndeshjen në fund, sepse patën shumë fat. Ne jo vetëm që nuk shënuam, por humbën edhe një penallti dhe shumë raste të tjera për shënim. Ata thjesht shënuan dhe ndeshja përfundoi në këtë mënyrë, jo edhe aq të hijshme".

Fituesi i Kupës së Botës 1986, e di mirë se çfarë duan tifozët dhe theksoi se me një fitore ndaj Brazilit, kur dy ekipet me emër në Amerikën Latine do të ndeshen në Buenos Aires, gjithçka do të cilësohet e suksesshme.Â

Maradona shtoi: - "Me Brazilin do të jetë një ndeshje e këndshme për të luajtur, një ndeshje që çdo lojtar do të donte të ishte në fushë për të luajtur. Brazili është rivali ynë më i madh, rivali që kërkon vazhdimisht më shumë dhe që synon të jetë gjithmonë më mirë se ekipi ynë."

a.k/NOA

KOMENTE