Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 39-vjeçari, vodhi me thyerje banesën e një familje që ishte në Greqi
English

Arrestohet 39-vjeçari, vodhi me thyerje banesën e një familje që ishte në Greqi

Gjirokastër, 12 qershor, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin Robert Gjoni, lindur dhe banues në qytetin jugor, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e një personi i cili ndodhet familjarisht në Greqi.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i dyshuari rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Arrestimi i tij shtetasi u bë për arsye se në fshatin Çatistër të komunës Pogon të Gjirokastrës, ai ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.V nga ky fshat.

Gjoni, me anën e një leve hekuri ka thyer derën e jashtme dhe është futur në banesë duke vjedhur enë guzhine, sende prej bakri, vegla pune dhe disa bidonë plastikë të mbushur me raki.

Një banor i fshatit ka njoftuar policinë dhe brenda 3 orësh është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimi i sendeve të vjedhura në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet proceduriale dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE