Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I plotë - Vrasja e aktivistit të PD, në konflikt për posterat e Berishës dhe Ramës
English

I plotë - Vrasja e aktivistit të PD, në konflikt për posterat e Berishës dhe Ramës

Durrës, 12 qershor NOA /I plotë, Foto update - Aktivisti i Partisë Demokratike Artan Zeka, i cili mbeti i plagosur para disa orësh nga qitja me armë zjarri për të cilën dyshohet një aktivist i Partisë Socialiste, gjeti vdekjen në spital.

Në këtë mënyrë shënohet viktima i parë i fushatës elektorale, që sikundër konfirmohet zyrtarisht nga policia e Durrësit, erdhi pas një sherri politik, për ngjitjen e posterave të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informoi nga spitali i Durrësit, se mjekët pohuan vdekjen e Artan Zekës, 31- vjeçarit nga fshati Qerret në Sukth afër Shijakut.

Ngjarja që i mori jetën Zekës ndodhi sot në orën 09.00 në fshatin ku ai banonte, kur është plagosur rëndë me armë zjarri, në afërsi të një lokali.

Policia tha zyrtarisht se autor i plagosjes që përfundoi në vrasje, është 45-vjeçari Skënder Balla edhe ai banues në fshatin Qerret ku jetonte viktima, i njohur si aktivist i Partisë Socialiste.

"Autori dhe viktima, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për simbolet e subjekteve elektorale. Më pas, Balla është larguar, por për t'u rikthyer pak çaste më vonë me një automatik dhe ka gjuajtur në drejtim të Artan Zekës duke e plagosur rëndë", - konfirmoi për agjencinë NOA, drejtori i Policisë së Durrësit, Ilia Nasi.

I dëmtuari u dërgua pa vonesë në spitalin rajonal të Durrësit por megjithë përpjekjet e bëra, për shkak të plagëve të rënda, viktima gjeti vdekjen para pak çastesh.

Ndërkohë, dhjetë minuta pas ngjarjes, policia ka kryer arrestimin në kushtet e flagrancës të të dyshuarit Skënder Balla.

Vepra penale në ngarkim të tij është "vrasje me paramendim" si dhe akuza tjetër, "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Kryepolici Ilia Nasi, konfirmoi për agjencinë e lajmeve NOA edhe faktin se "Skënder Balla është një person me precedent kriminal.

"Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për dokumentimin jo vetëm të ngjarjes së sotme, por edhe atë të një vrasjeje që ka ndodhur në vitin 2003, ku dyshohet si autor Skënder Balla", - konfirmoi z.Nasi.

Reagimet politike

Anëtarë të kabinetit qeveritar dhe Partisë Demokratike në Durrës vizituan të ndjerin Artan Zeka pak pasi u dërgua i plagosur në spitalin e qytetit bregdetar, sipas policisë, nga një anëtar i Partisë Socialiste në Qerret, Skënder Balla.

Kandidati i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferri, prefekti i qarkut, Klodian Pajuni dhe kryetari PD-së në Durrës, Igli Cara ishin në spitalin e Durrësit për të vizituar Artan Zekën para se të ndërronte jetë.

Atje ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Ajo, vetëm pak minuta para vdekjes së të ndjerit, pohoi se gjendja e tij ishte shumë kritike, për shkak të plagëve serioze që kishte marrë nga plumbat e automatikut "Kallashnikov".

Ndërkohë, reagimi politik i PD ka qenë i ashpër nga Durrësi. Kandidati për deputet Ferdinand Xhaferri e konsideroi rastin si të rëndë, të papranueshëm dhe pa precedentë të tillë të rrezikshëm.

"Strukturat e Partisë Socialiste po e godasin fushatën", u shpreh Xhaferri, në momentet kur Zeka konsiderohej ende, vetëm i plagosur.

v.m/e.l/NOA

Lexoni deklaratën zyrtare të zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Klodian Branko:

Njoftim për shtyp Sot, rreth orës 09.00 në fshatin Qerret, Sukth është plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Artan Zeka, 25 vjeç, simpantizant i Partisë Demokratike, lindur e banues në Qerret. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, në afërsi të një lokali, ku i dëmtuari dhe autori janë konfliktuar me njëri tjetrin për simbolet e subjekteve elektorale. Më pas autori kësaj ngjarje shtetasi Skënder Balla, simpatizant i Partisë Socialiste, 45 vjeç është larguar për tu rikthyer me një armë automatike dhe ka gjuajtur në drejtim të shtetasit Artan Zeka, duke e plagosur rëndë, cili më pas ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit te Durrësit. Shtetasi Skender Balla, person me precedent kriminal, është arrestuar 10 minuta pas kryerjes së krimit, ku i është sekustruar dhe arma e krimit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Drejtorine e Policise se Qarkut Durrës, të gjithë personat që kanë parë dhe kanë dijeni për ngjarjen. Mbi autorin rendon akuza e Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje e armëve luftarake e municioneve, parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal. Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot më datë 12.06.09, si dhe të një ngjarje tjetër kriminale, ku dyshohet si autor shtetasi Skender Balla. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

KOMENTE