Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat e Mbrojtjes bien dakord: NATO do t'i shkurtojë trupat e saj në Kosovë
English

Ministrat e Mbrojtjes bien dakord: NATO do t'i shkurtojë trupat e saj në Kosovë

Bruksel, 12 qershor, NOA - Ministrat e Mbrojtjes së Aleancës së Atlantikut Verior, kanë rënë dakord që të pakësojnë numrin e trupave paqeruajtëse të pranishme në Kosovë.

Sipas këtij akordi të ri, pritet që NATO t'i ulë nga 14 mijë që janë tani, deri në 10 mijë pjesëtarët të operacioneve të saj ushtarake në këtë vend.

"Por numri mund të shkojë deri në një personel prej afro 2.500 në një periudhë dyvjeçare nëse ekzistojnë kushtet e sigurisë", kanë sqaruar më tej autoritetet zyrtare nga takimi mes ministrave të Mbrojtjes. Ky hap u ndërmor pasi NATO nxori konkluzionin se situata në Kosovë ishte e sigurt pasi shpalli pavarësinë nga Serbia vitin e kaluar, por edhe për faktin se forca e njohur si KFOR ka qenë në Kosovë për 10 vjet dhe sot mbushen plot 10 vjet nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se shkurtimi i trupave do të bëhej "me faza dhe çdo hap do të vendosej nga Këshilli i Atlantikut Verior mbështetur në këshillat e ushtarakëve dhe kjo datë mund të jetë 1 Janari 2010.

n.e/NOA

KOMENTE