Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oketa merr pjesë në takimin e parë të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s
English

Oketa merr pjesë në takimin e parë të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s

Tiranë, 12 qershor NOA - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka marrë pjesë në takimin e parë të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, pas Samitit të Strasbourg-Kehlit.

Në këto takime, objekti kryesor i diskutimeve ka qenë angazhimi në Afganistan dhe Kosovë.

Duke marrë në konsideratë përmirësimin e situatës së sigurisë së Kosovës, Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare ranë dakord në Bruksel për të filluar një tërheqje graduale të trupave të KFOR-it.

Ministrat e Mbrojtjes vlerësuan zhvillimin e situatës së sigurisë së Kosovës, kështu që dhe tërheqja e trupave vjen si rezultat i përmirësimit të situatës atje.

"Këta ministra përfaqësojnë për herë të parë dy anëtarët më të rinj që kanë hyrë në NATO dhe që marrin pjesë në takime të këtij niveli" ka thënë Sekretari i Përgjithshëm Schefer, duke vlerësuar edhe prezencën e Ministrit francez të Mbrojtjes Herve Morin.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s kanë diskutuar edhe mbi politikat e mbrojtjes gjatë viteve 2008-2009.

Në këtë kontekst, u propozuan reforma mbi zhvillimin dhe vlerësimin e kapaciteteve ushtarake dhe modernizimin e tyre për të garantuar dhe përmbushur misionin e tyre të paqes dhe sigurisë.

Ata diskutuan gjithashtu edhe për sfidat e çdo vendi aleat, si dhe aprovuan zhvillimin e një procesi për planifikimin e politikave të mbrojtjes së NATO-s.

k.k/NOA

KOMENTE