Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD reagon: Asnjë person nuk ka marrë certifikatë false në zyrat e PD
English

PD reagon: Asnjë person nuk ka marrë certifikatë false në zyrat e PD

Tiranë, 12 qershor NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot me anë të zëdhënëses së saj për arrestimin e një 49-vjeçari në Korçë i cili tentoi të aplikojë për kartë identiteti me certifikatë false.

"Sot disa media të shkruara dhe vizive, kanë publikuar një lajm në të cilin  pretendohet që një person në Korçë ka marrë një certifikatë false në zyrat e PD për tu pajisur me pas me letër njoftimet e reja. Lidhur me këtë ngjarje, policia e shtetit përmes një deklarate për median, e cila i është dërguar dhe misionit të OSBE - ODIHR sqaron se policia ndaloi shtetasin Edmond Frashëri i cili deklaroi se këtë certifikatë ia ka dhënë punonjësja e zyrës së Gjendjes civile në Bashkinë e Korçës (përfaqësuese e PS), Violeta Qirinxhi për të cilën është bërë kallëzim penal në prokurorinë Korçë" deklaroi sot pasmesditës zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli.

"Sikundër dje Kastriot Islami deklaroi se në listat e zgjedhësve ekziston shtetësia Shqype Hasibra, e cila është 159 vjec. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme e sqaroi këtë deklaratë duke thënë se përsa kohë një shtetas nuk është deklaruar i vdekur nga familjarët e tij, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet të fshihet nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve" shtoi më tej Mëhilli.

Sipas saj, Ministria e Brendshme verifikoi rastin dhe rezultoi se kjo shtetase është gjallë, 60-vjeçe dhe jeton në fshatin Shkallnur komuna Rrashbull, Durrës.

k.k/NOA

KOMENTE