English

Tenton të aplikojë për kartë identiteti me certifikatë false, arrestohet 49-vjeçari

Korçë, 12 qershor NOA - Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës, pasi shtetas ka tërhequr një certifikate me gjeneralitete të ndryshuara pranë Zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë Korçë dhe është paraqitur pranë qendrës për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimit elektronik.

Ndalimi i 49-vjeçarit Edmond Frashëri është kryer sot nga Sektori Luftës Kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Korçë, e cila ka ekzekutuar Urdhrin e Ndalimit nga Prokuroria Rrethit Gjyqësor Korçë. "Urdhri ndalimit për Edmond Frashërin është lëshuar, pasi më datë 19.06.2009 ai ka tërhequr një certifikate me gjeneralitete të ndryshuara pranë Zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë Korçë dhe është paraqitur pranë qendrës për të aplikuar për marrjen e letërnjoftimit elektronik" thuhej në deklaratën e policisë së Korçës. Ndërkohë policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore e proceduriale, ku në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë, po kryhen hetimet për falsifikim ndaj punonjëses së Gjendjes Civile, Violeta Qirinxhi, 56-vjeçe.

k.k/NOA

KOMENTE