Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /home/lajmegenalftp/public_html/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bari, shihet një mjet i ndriçuar në qiell, dyshohej për ufo, eksperti Zjarr meteori
English

Bari, shihet një mjet i ndriçuar në qiell, dyshohej për ufo, eksperti "Zjarr meteori"

Bari, 13 qershor, NOA - Një objekt jo fort i ndriçuar është vënë re në qiellin e qytezës së Konversanos, vetëm pak kilometra lart nga qyteti i Barit në Itali.

Një numër i madh telefonatash mbërritën tek 112-a e zjarrfikësve, duke i lajmëruar ata të vinin të shuanin një zjarr që dukej se po binte në afërsi të tyre, edhe pse nuk ishin në gjendje ta përcaktonin qartë se çfarë ishte ai.

Ndërsa ekspertët kanë pohuar se ndoshta ka qenë një shkëndijë meteorësh që është shfaqur në qiell dhe ka dhënë idenë e një zjarri.

Por shumë të tjerë, mes tyre njerëz të thjeshtë, kanë mbrojtur idenë se pse jo, mund të ketë qenë edhe një ufo.

n.e/NOA

KOMENTE