English

Bari, shihet një mjet i ndriçuar në qiell, dyshohet për UFO

Bari, 13 qershor, NOA Update - Një objekt jo fort i ndriçuar është vënë re në qiellin e qytezës së Konversanos, vetëm pak kilometra lart nga qyteti i Barit në Itali, duke krijuar dyshime të forta për një UFO (Objekt Fluturimi i paidentifikuar).

Një numër i madh telefonatash mbërritën tek 112-a e zjarrfikësve, duke i lajmëruar ata të vinin të shuanin një zjarr që dukej se po binte në afërsi të tyre, edhe pse nuk ishin në gjendje ta përcaktonin qartë se çfarë ishte ai.

Ndërsa ekspertët kanë pohuar se ndoshta ka qenë një shkëndijë meteorësh që është shfaqur në qiell dhe ka dhënë idenë e një zjarri.

Por shumë të tjerë, mes tyre njerëz të thjeshtë, kanë mbrojtur idenë se mund të ketë qenë një UFO (Objekt Fluturimi i paidentifikuar).

n.e/NOA

KOMENTE